17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Kortezhi i Kryepeshkopit Anastas nis udhëtimin drejt Shqipërisë, nën tingujt e bandës së marinës greke

 

Nga Katedralja e Athinës, me një ceremoni të ngjeshur dhe nën tingujt solemnë të bandës së marinës detare greke, kortezhi që përcillte trupin e Kryepeshkopit të Shqipërisë, Anastas Janullatos, është nisur drejt vendit tonë. Qindra besimtarë ndoqën ceremoninë e meshës në gjuhën shqipe, një kërkesë e bërë nga bashkëpunëtorët e afërt të Kryepeshkopit dhe e miratuar nga Shinodi i Shenjtë Grek, për të nderuar fortlumturinë e tij.

Arkivoli i Kryepeshkopit u përcoll me duarrokitje të shumta nga të pranishmit, të cilët nderuan punën dhe veprën e tij të jashtëzakonshme për paqen dhe vëllazërimin. Ky akt i nderimi u mbështet dhe nga presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropoulou, e cila e quajti Anastas Janullatos një njeri të madh të paqes dhe bashkëpunimit ndërmjet dy popujve.

Trupi i Kryepeshkopit Anastas do të mbërrijë në Shqipëri ditën e nesërme përmes pikës kufitare të Kakavijës, ku do të vijojnë ceremonitë e nderimit dhe kujtimit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...