17.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Plagosja në Orikum: Shpallen në kërkim dy persona, njëri autori i sulmit

 

Policia ka shpallur në kërkim Qerim Bellon, si autorin kryesor të plagosjes së ndodhur mbrëmjen e djeshme (26 janar) në Orikum, ndërsa një person tjetër, i cili dyshohet se ishte shoferi i mjetit të arratisjes, është gjithashtu në ndjekje nga forcat e rendit.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se ngjarja është zbardhur plotësisht dhe po punohet për arrestimin e autorëve. Sipas të dhënave paraprake, shkaku i konfliktit mendohet të ketë qenë një përplasje për motive të dobëta, por hetimet mbeten të hapura.

Sipas raportimeve, 10 plumba pistolete u qëlluan drejt 29-vjeçarit Sildi Velaj, i cili u godit nga 4 plumba dhe u transportua me urgjencë drejt Tiranës për mjekim të specializuar. Në momentin e sulmit, i plagosuri ndodhej brenda një karburanti, duke luajtur letra me disa miq.

Si ndodhi ngjarja?
Sipas dëshmitarëve, autori Qerim Bello ka hyrë në lokal dhe ka qëlluar disa herë në drejtim të viktimës, më pas është larguar me një automjet tip Golf 5, ku e priste personi i dytë i përfshirë në ngjarje.

Gjatë largimit, një person tjetër ka dalë nga lokali, por autorët kanë vijuar të qëllojnë me armë edhe nga makina.

Policia po vijon hetimet për kapjen e autorëve, ndërsa zona është e monitoruar për çdo lëvizje të dyshuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...