22.4 C
Tiranë
Sunday, June 14, 2026

Flamur Noka dhe Ulsi Manja përplasen për të drejtën e votës së Diasporës:”“Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve”

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Flamur Noka, ka kërkuar nga foltorja e Kuvendit që çdo shqiptar emigrant të ketë mundësinë të votojë në zgjedhjet e 11 majit, duke theksuar se shteti duhet të sigurojë kushtet për të realizuar këtë të drejtë. Noka akuzoi eksponentët e Partisë Socialiste për përpjekje që të votojnë vetëm ata që janë në lista, duke u mohuar kështu të drejtën e votës emigrantëve që nuk kanë një dokument identifikimi shqiptar.

“Unë jam këtu për hallin e shqiptarëve. Me kushtetutë çdo shqiptar duhet që të votojë. Je shtet, çdo shtetas duhet që të votojë sa kohë e ka emrin në gjendjen civile dhe shteti duhet që ti krijoi kushtet për të votuar. Ju keni tartakutin, ju doni që të votojnë vetëm ata që keni në listat tuaja dhe nuk doni që të votojë e gjithë diaspora. Ju i mohoni të drejtën e votës, keni frikë. Ju brenda s’ju duan dhe jashtë ju refuzojnë,” tha Noka.

Në përgjigje, ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, iu përgjigj me tone të ashpra, duke theksuar se qeveria ka miratuar mundësinë për të lejuar shqiptarët në diasporë të ushtrojnë të drejtën e votës, por kjo mundësi vlen vetëm për ata që kanë pasaportë biometrike ose kartë identiteti të vlefshme. Manja kritikoi opozitën për bllokimin e ndryshimeve që mundësojnë një procedurë më të thjeshtuar dhe të drejtpërdrejtë për diasporën.

“Ne e votuam që shqiptarët në diasporë ta ushtrojnë të drejtën e votës. Që të jesh shtetas shqiptar ke të drejta dhe detyrime, për të ushtruar të drejtën e votës kodi ka duhet përcaktuar pasaport biometrike ose kartë ID të vlefshme. Ju thoni që ti jepet e drejta e votës edhe nëse kanë një dokument të vendit ku jetojnë. Po mirë me dokument shqiptar mund të votojnë një shtetas shqiptar në botë, jo, sepse nuk ja lejon,” tha Manja, duke shtuar se opozita nuk ka dashur kurrë të pranojë votën e diasporës.

Fjalës së Manjës, Noka iu përgjigj nga vendi, por mikrofoni i tij ishte i fikur, duke shtuar tensionet në këtë debat.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...