18.3 C
Tiranë
Monday, June 15, 2026

Provokimi me djegien e Kuranit merr fund me plumba – Sulm fatal në Suedi!

Salwan Momika, aktivisti irakian i njohur për djegien publike të Kuranit në Suedi, është vrarë me armë zjarri në Södertälje, pranë Stokholmit. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e 29 janarit, teksa Momika ishte duke transmetuar drejtpërdrejt në TikTok.

Sipas autoriteteve suedeze, Momika u gjet i pajetë në apartamentin e tij pas të shtënave me armë. Policia ka nisur një operacion të gjerë hetimor dhe deri tani ka arrestuar pesë persona të dyshuar në lidhje me vrasjen. Sipas mediave suedeze, autoritetet po shqyrtojnë mundësinë e përfshirjes së një “fuqie të huaj” në këtë ngjarje.

Momika ishte një figurë e njohur për aktet e tij provokuese, përfshirë djegien e Kuranit para xhamisë së Stokholmit dhe ambasadës irakiane, duke shkaktuar reagime të ashpra ndërkombëtare. Ai ishte nën proces gjyqësor për krime të urrejtjes dhe pritej të përballej me një vendim gjyqësor më 31 janar.

Policia suedeze vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

“Nuk e njoh Yll Limanin, por kjo që po ndodh është e neveritshme”, Rama...

0
Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale lidhur me situatën e krijuar pas thirrjeve për bojkot ndaj këngëtarit Yll Limani,...

Eliverta Çapi emërohet në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore në Vlorë

0
Bashkia e Vlorës ka emëruar Eliverta Çapin në krye të Drejtorisë së Taksave dhe Tarifave Vendore. Çapi merr drejtimin e një prej drejtorive më të...

Trup i pajetë i mbështjellë në qese pranë kampit të Iranit në Botëror, vijojnë...

0
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Tijuana-s në Meksikë, pranë kampit stërvitor të kombëtares së Iranit, ku autoritetet kanë gjetur një trup...

“Vetëm një top mbeti në çanta”/ Skandal para Botërorit 2026, Kombëtarja e Anglisë viktimë...

0
Kombëtarja angleze e futbollit është përballur me një situatë sa kaotike, aq edhe të turpshme, vetëm pak ditë përpara debutimit në Kupën e Botës...

Me pranga nga Spanja në Shqipëri, ekstradohet Eralbi Breçani

0
Djali i ish-zv.drejtorit të Policisë së Tiranës përballet me SPAK, akuzohet për trafik droge dhe pastrim paras Është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Spanja...