20.5 C
Tiranë
Wednesday, April 29, 2026
spot_img

Atentati i përgjakshëm në Athinë – Shqiptarët e dyshuar si vrasës me pagesë refuzojnë të flasin në gjykatë

44-vjeçari nga Tirana Jenis Tulja dhe 45-vjeçari nga Saranda Mirjan Guveli kanë dalë sot para gjykatës në Greqi, pasi dyshohen si autorët e atenatit të regjistruar më 15 Dhjetor të vitit të kaluar në një lokal në  Thermomakedonon të Athinës, ku mbeti i vrarë Irakli Davella dhe u plagos Edi Luloas alias Etmond Hysa.Tulja dhe Guveli kanë mohuar përfshirjen e tyre në ngjarjen e rëndë. Ata refuzuan të jepnin deklarime para trupit gjykues duke u shprehur se kërkonin të njiheshin fillimisht me provat, veçanërisht ato audio-vizive, të cilën siç përmendën avokatët mbrojtës, ende nuk e kanë marrë.

Konkretisht, në deklaratën e tyre me shkrim, avokatët mbrojtës të dy të pandehurve, Manolis Anastasakis dhe Spyridon Dionysiotis, shprehen: “Klientët tanë mohuan akuzat dhe më pas ushtruan të drejtën e tyre për të heshtur, sepse nuk na u vu në dispozicion materiali shkresor i gjithë hetimeve paraprake dhe konkretisht i gjithë materialin audio-vizual që është edhe mjeti dominues i provës. Ne rezervojmë të drejtën për një seancë shtesë kur dhe nëse marrim vesh këto detaje.”
Kujtojmë se Jenis Tulja dhe Mirjan Guveli, u arrestuan pak ditë më parë në një operacion të zhvilluar njëkohësisht në dy banesa në lagjet “Nea Smyrni” dhe “Peristeri” të Athinës, ku u sekuestrua edhe një armë zjarri.

Ata janë zbuluar si autrorë të atenatit të 15 Dhjetorit pas këqyrjes së kamerave të sigurisë së lëvizjes së mjetit nga u qëllua me armë zjarri.
Mësohet se dy të dyshuarit nuk kanë lidhje me viktimat çka i bën hetuesit grekë të dyshojnë se ata janë vrasës me pagesë.Në lidhje me atenatit, autoritetet greke kanë vlerësuar që në momentin e parë se bëhej fjalë për larje hesapesh, nisur nga e kaluara e Irakli Davellës, i cili dyshohet se ka lidhje me persona që janë vrarë në konfliktet e ndezura mes grupeve rivale dhe mafies greke.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...

Dosja “Pepa”/ 69 mln euro pasuri të dyshuara nga trafiku i kokainës, si funksiononte...

0
Detaje të reja kanë dalë nga dosja hetimore ndaj grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepa dhe vëllezërit e tij, të cilët dyshohet se...

Britani / Arrestohet një 30-vjeçar shqiptar, dyshohet për sulm seksual ndaj një të miture

0
Një ngjarje e rëndë është raportuar në Mbretërinë e Bashkuar, ku autoritetet kanë arrestuar shtetasin Ershad Kurtaj, i dyshuar për përfshirje në një rast...