10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Tragjedi familjare në Tiranë: Babai vret djalin pas një konflikti në gjendje të dehur

Tiranë – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mbrëmjen e djeshme zonën e Kodrës së Priftit, ku një konflikt mes babë e bir ka përfunduar me vrasje.

Sipas Policisë, rreth orës 18:50, në banesën e tij në rrugën “Ilia Shyti”, 74-vjeçari Hekuran Gjoni ka goditur me thikë djalin e tij, Asim Gjoni, 37 vjeç. I riu u dërgua me urgjencë në spital, por fatkeqësisht nuk mundi t’u mbijetonte plagëve të marra.

Paraprakisht, dyshohet se konflikti mes tyre ka nisur në gjendje të dehur, fillimisht me debat verbal dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike. Në kulmin e përplasjes, i moshuari ka marrë një thikë dhe ka qëlluar për vdekje të birin.

Menjëherë pas ngjarjes, Policia ka shoqëruar autorin në komisariat, ndërsa si provë materiale është sekuestruar arma e krimit. 74-vjeçari tashmë akuzohet për veprën penale “Vrasje për shkak të marrëdhënieve familjare” dhe pritet të dalë para drejtësisë.

Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë vijojnë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...