34.4 C
Tiranë
Friday, August 7, 2026

Gramosi tregon për rrugëtimin e tij në NBVip: “Po e shoh prej Gjestit”

I ftuar në emisionin “Big Brother Radio,” ish-banori Gramosi ka shpërndarë më shumë detaje nga eksperienca e tij në edicionin e katërt të spektaklit, duke folur për momentet e vështira që ka kaluar brenda shtëpisë, banorët që mbështet dhe ata që nuk e kanë tërhequr si lojtarë.

Gramosi ka reflektuar mbi përjetimin e tij në “Big Brother”, duke e cilësuar si një eksperiencë më të bukur nga jashtë sesa nga brenda. “Unë pata një moment të vështirë brenda, kur tek ‘Xhuxhat’ harrova figurën e djalit tim. Ajo ishte një shenjë kapitulimi për mua, por Vëllai i Madh më dha forcë dhe kurajo për të vazhduar”, ka rrëfyer ai.

Përsa i përket banorëve që po mbështet, Gramosi ka shprehur mbështetje për Gjestin. “Po e shoh prej Gjestit, ai po bën show dhe spektakël. Po i ndryshon dinamikat e lojës dhe momentalisht po e mbështes”, ka thënë ai, ndërkohë që nuk e përjashton mundësinë që dikush tjetër të mund ta zëvendësojë në të ardhmen.

Në anën tjetër, kur është pyetur për banorin që i pëlqen më pak, Gramosi nuk ka kursyer kritikat, duke e quajtur Klajdin si një lojtar jo shumë të mirë. “Nuk është duke më pëlqyer,” ka thënë Gramosi për të.

Gramosi ka qenë një nga personazhet më të diskutuar të këtij edicioni, dhe mbetet aktiv në ndjekjen e dinamizmit të lojës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Rekord botëror në arsim/ 18-vjeçari Nathan Thomas bëhet pedagogu më i ri universitar në...

0
Nathan Thomas ka hyrë në historinë e arsimit universitar, duke u shpallur pedagogu më i ri universitar në botë në moshën vetëm 18 vjeç...

Aksident tragjik në Mirditë/ Humb jetën 38-vjeçari nga Kosova pasi humbi kontrollin e motomjetit

0
Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në afërsi të fshatit Fan, në Mirditë, ku ka humbur jetën një 38-vjeçar nga...

30 vatra zjarri në 24 orë, 8 mbeten aktive/ Angazhohen mbi 600 forca dhe...

0
Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë raportuar 30 vatra zjarri, nga të cilat 8 vijojnë të jenë aktive, ndërsa strukturat operacionale po...

Operacioni “The Wanted”/ Ekstradohen nga Kolumbia dhe Italia dy persona të kërkuar për vepra...

0
Policia e Shtetit ka finalizuar dy faza të tjera të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, në bashkëpunim me partnerët ndërkombëtarë, duke sjellë në...

SHBA rrit aktivitetin e inteligjencës në Kubë, administrata Trump e cilëson “prioritet të lartë”

0
Kuba është rikthyer në fokusin e administratës së Presidentit amerikan Donald Trump, ndërsa raportohet për një rritje të pranisë së inteligjencës amerikane në ishull...