30.1 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Alarm në kufirin Kosovë-Serbi, gjendet një raketahedhës në Zubin-Potok

Një raketahedhës M80, kalibër 64mm, është gjetur i mbështjellë me një qese të zezë në zonën kufitare të Zubin-Potokut, në afërsi të fshatit Kleçkë.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Veton Elshani, i cili ka deklaruar se aktualisht nuk ka persona të dyshuar apo të arrestuar në lidhje me rastin.

Sipas tij, patrullat policore kishin dalë në terren për të monitoruar rrugët alternative të përdorura për kontrabandë, kur kanë hasur në objektin e dyshimtë. Pas mbërritjes së ekspertëve të forenzikës rajonale, është konstatuar se bëhej fjalë për një raketahedhës.

Ngjarja ka ngritur shqetësime për sigurinë në rajonin kufitar, ndërkohë që autoritetet po hetojnë për origjinën dhe qëllimin e armës së gjetur.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Shpërthim pranë një pallati në Monako, plagosen tre persona! Dy në gjendje të rëndë

0
Tre persona kanë mbetur të plagosur, dy prej tyre në gjendje të rëndë, pas një shpërthimi të ndodhur pranë hyrjes së një ndërtese banimi...

Kolo Muani një hap larg Juventusit! Sot takimi vendimtar me PSG-në, ja çfarë po...

0
Rikthimi i Randal Kolo Muanit te Juventusi duket gjithnjë e më pranë, pasi klubi bardhezi ka arritur marrëveshjen me sulmuesin francez për një kontratë...

“Nuk do të ndalemi deri sa t’i marrim plotësisht”/ Putin refuzon propozimin e Ukrainës...

0
Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia do të vazhdojë ofensivën ushtarake në Ukrainë derisa të marrë nën kontroll të plotë katër rajonet...

Goditet grupi i dyshuar i hajdutëve në Sarandë! Zbardhen 6 vjedhje, 4 në pranga...

0
Policia e Sarandës ka finalizuar operacionin e koduar “Focus”, duke goditur një grup të dyshuar kriminal që kryente vjedhje me thyerje në banesa dhe...

SPAK i jep 48 orë leje Erion Veliajt! Lë përkohësisht qelinë për të parë...

0
Kryetari i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë përkohësisht ambientet e paraburgimit pas marrjes së një lejeje 48-orëshe për arsye familjare. Sipas...