19.5 C
Tiranë
Wednesday, May 6, 2026
spot_img

Tërmetet vazhdojnë të prekin Santorinin, Shqiptari pas 30 vitesh nuk do të largohet

Tërmetet vazhdojnë të godasin ishullin e famshëm të Santorinit, një ndër destinacionet më të vizituara turistike të Greqisë, duke sjellë pasiguri dhe shqetësim mes banorëve dhe turistëve. Pamjet nga ishulli tregojnë rrugë të boshatisura dhe njerëz që mundohen të kapin traget për t’u larguar, ndërkohë që shumë biznese janë mbyllur dhe një numër i konsiderueshëm banorësh kanë ikur.

Një shqiptar, Niko Topuzi, i cili jeton në Santorini prej 30 vitesh, ka treguar se nuk ka ndërmend të largohet dhe të lërë gjithçka pas. Ai shpjegon se, pavarësisht pasojave të tërmeteve, ai është i lidhur ngushtë me ishullin dhe nuk ka ndërmend të largohet. “Unë personalisht nuk do të iki, nuk do të lëviz fare. Kam shumë kontakte me njerëz, edhe shumë të moshuar. Ata kanë mbijetuar tërmete edhe më të fuqishme,” thotë ai.

Topuzi, që punon në sektorin e hotelerisë, tregon se shumë biznese janë mbyllur për shkak të largimit të punonjësve dhe turistëve, megjithatë, ai thotë se ka ende disa vizitorë, kryesisht nga Amerika Latine dhe Azi. Autoritetet ende nuk kanë dhënë ndonjë urdhër për largimin e njerëzve, dhe shumica e atyre që kanë ikur, janë larguar me dëshirën e tyre.

Po të thonë që të largohemi, edhe unë do të iki, por tani as nuk e imagjinoj të largohem,” shton Topuzi, duke theksuar lidhjen e tij të fortë me ishullin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
⸻ ♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin. Vendimet e menduara mirë sot do të të japin rezultate më të mira. ♉ Demi Je në një fazë shumë të...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 6 Maj 2026

0
Më 6 maj 2026, moti në Shqipëria paraqitet kryesisht i qëndrueshëm dhe tipik pranveror, me kushte të këndshme në pjesën më të madhe të...

Salianji shpërthen ndaj Berishës: “Regjim Rama–Berisha, PD farsë dhe uzurpim i partisë”

0
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka ashpërsuar akuzat ndaj kryedemokratit Sali Berisha, disa ditë pasi u përjashtua nga gara për drejtimin e PD-së,...

“Nuk di a e meriton të rrijë më aty brenda ajo vajzë”, Ermal Mamaqi...

0
Mbrëmja e djeshme në spektaklin “Ferma VIP” u shoqërua me zhvillime të forta dhe tension të lartë mes konkurrentëve, pas eliminimit të Adionit dhe...

“Pyeste vetëm për shokët…” – babai i të miturit të plagosur rrëfen momentet pas...

0
Tragjedia e rëndë e ndodhur në Durrës, ku një aksident i mori jetën dy fëmijëve dhe plagosi një tjetër të mitur, vijon të trondisë...