30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

“E ngacmoi me fjalë të rënda” – Vajza e 74-Vjeçarit rrëfen dinamikën e krimit familjar

Vajza e 74-vjeçarit Hekuran Gjoni ka treguar detaje tronditëse nga ngjarja e rëndë ku i ati i mori jetën të birit, Asim Gjoni. Ajo ka shpjeguar momentet e fundit para tragjedisë dhe çfarë ndodhi në familjen e tyre atë natë.

Sipas saj, gjithçka ndodhi kur ata ishin duke ngrënë bukë. Vëllai, Asimi, kishte ardhur i dehur dhe kishte nisur të provokonte të atin me akuza dhe fjalë fyese. Ai e kishte akuzuar për tradhti ndaj së ëmës dhe e kishte ngacmuar fizikisht.

Po hanim bukë unë, mami dhe babi. Babi dhe Asimi kishin pirë shumë. Ky e ngacmoi babin me fjalë të rënda, duke i thënë ‘ti ke pasur dashnore këtë e atë’. E preku babanë në vende intime dhe e ngacmonte se kishte tradhtuar nënën. Babi i gjuajti me shpullë dhe i tha ‘o maskara, se ke motrën këtu’”, tregon ajo.

Më pas, situata u përshkallëzua kur Asimi e kapi të atin nga fyti dhe nuk e lëshonte. Vajza u ngjit me shpejtësi në katin e dytë për të kërkuar ndihmën e vëllait tjetër, por kur zbritën poshtë, tragjedia tashmë kishte ndodhur.

Ky rrëfim hedh dritë mbi një krim të rëndë brenda familjes, ku një konflikt i momentit përfundoi në një akt tragjik me pasoja fatale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...