30.8 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Parashqevi Simaku shfaqet e transformuar, Elton Ilirjani: “Ia dolëm, dashuria shëron”

Këngëtarja e njohur Parashqevi Simaku është rikthyer me një pamje krejtësisht të ndryshme, duke shkëlqyer në imazhet e fundit të publikuara. Kjo vjen pas një periudhe të vështirë, ku Simaku ishte parë në kushte të rënda, duke jetuar në një stacion metroje.

Lajmin e mirë e ka ndarë sipërmarrësi Elton Ilirjani, i cili ka qenë një mbështetje e madhe për këngëtaren gjatë kësaj kohe. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai ka shkruar: “Ia dolëm” dhe “Dashuria shëron”, duke lënë të kuptohet se gjendja e saj tashmë është përmirësuar ndjeshëm.

Rruga drejt rikuperimit

Ilirjani, i cili ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me familjarët e Simakut, përfshirë djalin dhe ish-bashkëshortin e saj, ka bërë të ditur se trajtimi i saj po ecte me sukses. Në një video të mëparshme, ai kishte deklaruar se këngëtarja po kujdesej siç duhet dhe po i përgjigjej pozitivisht trajtimit.

Në një tjetër InstaStory, ai njoftoi se nesër do të publikohet një video-mesazh nga vetë Parashqevi Simaku, duke shtuar kuriozitetin e publikut mbi gjendjen e saj aktuale dhe planet e saj për të ardhmen.

Ky rikthim i saj është pritur me emocion nga publiku shqiptar, i cili prej vitesh ka ndjekur me dashuri karrierën dhe muzikën e saj të paharrueshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...