34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Delegacioni i BE-së në Shqipëri reagon pas ngrirjes së fondeve amerikane

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka reaguar pas vendimit të administratës së Presidentit Donald Trump për të pezulluar përkohësisht ndihmën e huaj amerikane për 90 ditë.

Në deklaratën e tij, BE thekson angazhimin e palëkundur për reformën në drejtësi në Shqipëri, duke kujtuar se ka qenë në krye të mbështetjes për këtë proces që nga viti 2016. Bashkimi Europian ka dhënë mbi 50 milionë euro asistencë teknike dhe mbështetje buxhetore për të ndihmuar ndërtimin e institucioneve të reja të drejtësisë.

Sipas Delegacionit të BE-së, reforma në drejtësi ka dhënë rezultate të prekshme, ndërsa mbështetja europiane për këtë proces do të vijojë përmes fondeve të tjera, përfshirë Mekanizmin e Rritjes dhe Reformës për Ballkanin Perëndimor.

Një pjesë e rëndësishme e deklaratës i kushtohet SPAK-ut, për të cilin BE thekson se ka një rol kyç në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. “BE-ja e ka mbështetur SPAK-un që nga themelimi i tij përmes projekteve EU4LEA dhe EU4FOCAL, me një buxhet të përgjithshëm mbi 8 milionë euro”, thuhet në deklaratë.

Në përfundim, BE vlerëson se SPAK ka dhënë rezultate konkrete, duke ndihmuar Shqipërinë në krijimin e një historiku të besueshëm në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë rastet në nivele të larta.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...