34.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Identifikohet autori i plagosjes në Korçë, 22-vjeçari në kërkim

Policia ka identifikuar autorin e plagosjes me thikë të 26-vjeçarit Kostandin Ziu, i cili u paraqit mbrëmjen e së enjtes në spital me një plagë në qafë. Blutë bëjnë me dije se autori i dyshuar është 22-vjeçari me inicialet J. R., dhe po vijojnë kërkimet për kapjen e tij.

Sipas hetimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur pas një konflikti fizik mes dy të rinjve, i cili ka përfunduar me përdorimin e një mjeti prerës nga autori.

Gjendja shëndetësore e të plagosurit raportohet të jetë jashtë rrezikut për jetën. Megjithatë, për shkak të plagës në pjesën e pasme të qafës, ai ka pasur nevojë për ndërhyrje më të specializuar dhe është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Policia po vijon kërkimet për kapjen e autorit, ndërsa grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...