9.5 C
Tiranë
Sunday, March 22, 2026
spot_img

Adriatik Lapaj reagon ndaj shpifjeve: “Balta e tyre do jetë humus i rrugës sime të shenjtë”

Adriatik Lapaj, një nga figurat kryesore të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, ka reaguar sot përmes një postimi në rrjetet sociale ndaj sulmeve që i janë bërë kohët e fundit. Ai e cilëson këtë një përpjekje të “zgjatimeve të politikës së vjetër” për të njollosur angazhimin e tij.

“Në respekt tuaj sot do të përballem për shpifjet e bëra nga zgjatimet e politikës së vjetër! Më vjen keq që më duhet të ndalem sot e të merrem me zgjatimet dhe jo me pronarët politik! Në jetë kurrë nuk jam fshehur pas gishtit. Krenar për çdo sekond të jetës time! Balta e tyre do jetë humus i rrugës sime të shenjtë! Unë e di sa baltë do duhet të duroj, por do i’a dalim!”, shkruan Lapaj.

Ky qëndrim vjen në një moment kur Lëvizja “Shqipëria Bëhet” po forcon praninë e saj në skenën politike, duke sfiduar partitë tradicionale dhe duke ofruar një alternativë të re për qytetarët. Përplasja mes vizionit të ri dhe politikës së vjetër duket se po bëhet gjithnjë e më e ashpër, ndërsa mbështetësit e Lapajt e shohin atë si një figurë të qëndrueshme që nuk i trembet përballjeve politike.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

IDF publikon hartën: Raketat iraniane mund të arrijnë deri në Londër

0
Tel Aviv, 22 mars – Forcat Mbrojtëse të Izraelit (IDF) kanë publikuar një hartë në rrjetet sociale, ku pretendojnë se paraqitet rrezja e veprimit...

Pensionisti nga Florida bëhet viral për ngjashmëri me Jeffrey Epstein: ‘Unë nuk jam ai’

0
Një pensionist nga Florida është bërë sensacion në rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë së tij me financierin e famëkeq Jeffrey Epstein, duke e...

Edi Rama porosi kryetares së Bashkisë Vlorë: ‘Brenda javës, zgjidhje për ujin e Tragjasit’

0
Çështja e furnizimit me ujë nga burimet e Izvorit në Tragjas ka arritur në një pikë vendimtare, duke përfshirë drejtpërdrejt qeverinë. Burime nga qeveria bëjnë...

Arrestohet 42-vjeçari shqiptar, pjesëtar i një bande ‘skifterësh’ në Torino

0
Një 42-vjeçar shqiptar është arrestuar sot nga policia e Torinos, pasi dyshohet të jetë pjesë e një bande kriminale e njohur si “skifterët”, e...

“I eliminuar me katër të shtëna” – Shqiptari 30-vjeçar u vra në Itali pas...

0
AREZZO – Zbardhen detaje tronditëse për vrasjen e 30-vjeçarit shqiptar Gjergj Pergegaj në Olmo, Itali. Sipas mediave italiane, viktima u qëllua me katër të...