35.9 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Edi Rama në Madrid: Shqipëria nuk ka plan B, rruga jonë është vetëm BE

Pas nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Law Congress Albania 2027”, Kryeministri Edi Rama deklaroi se Shqipëria nuk ka asnjë alternativë tjetër përveç anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Në fjalën e tij, Rama vlerësoi përparimet e bëra në reformën në drejtësi, duke theksuar se vendi ka bërë një pastrim të madh në këtë sektor dhe se tashmë gjyqësori nuk është më i kapur nga politika.

Drejtësia e re dhe modeli spanjoll

Duke iu referuar reformës në drejtësi, ai tha:

“S’kemi pasur kurrë shtet të së drejtës, nuk kemi pasur drejtësi të pavarur, sa kemi sot. Në rrekjen tonë për drejtësi, modeli spanjoll ka qenë burim frymëzimi. Politika është një luftë për pushtet dhe po kështu edhe një luftë për drejtësi.”

Ai shtoi se reforma në drejtësi ka larguar prokurorë dhe gjyqtarë të korruptuar dhe se tani sistemi gjyqësor është më i lirë nga ndikimi politik.

BE, e vetmja rrugë për Shqipërinë

Lidhur me mundësinë e ndonjë alternative tjetër për Shqipërinë përtej anëtarësimit në BE, Rama ishte i prerë:

“Shqipëria nuk ka plan B. Të kemi një plan B përkundrejt BE-së do të thotë të kemi një plan B përkundrejt lirisë dhe shtetit të së drejtës.”

Ai e mbylli fjalën e tij duke ftuar investitorët dhe turistët spanjollë të vizitojnë Shqipërinë, duke theksuar se verën e kaluar ka pasur një rritje të ndjeshme të vizitorëve nga Spanja, të cilët, sipas tij, “ishin tepër të lumtur që ishin në Shqipëri”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...