10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Berisha në protestën e opozitës: “Historia deshi që ne të përmbysim dy diktatura njëra pas tjetrës”

Opozita ka mbajtur sot një protestë kombëtare përpara Kryeministrisë, ku mijëra qytetarë nga e gjithë Shqipëria janë bashkuar për të shprehur pakënaqësinë ndaj qeverisë. Protestuesit kanë denoncuar rritjen e çmimeve dhe akuzat për korrupsion, ndërsa liderët e opozitës kanë mbajtur fjalime nga foltorja poshtë zyrës së Kryeministrit.

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përshëndeti protestën dhe mbajti një fjalim të gjatë, ku theksoi se opozita është e pamposhtur dhe e vendosur për të rrëzuar atë që ai e quajti “narkodiktaturën e Edi Ramës”.

“Ne jemi të pamposhtur sepse mbrojmë lirinë, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor, familjen dhe kombin,” deklaroi Berisha, duke e cilësuar këtë betejë si një mision historik për përmbysjen e një tjetër diktature pas asaj komuniste.

Ai u ndal edhe te përplasja me drejtësinë, duke e cilësuar arrestin e tij si një akt politik dhe duke akuzuar qeverinë për manipulim të sistemit gjyqësor. Berisha përmendi gjithashtu edhe denoncimet e bëra nga ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj, duke thënë se ato provojnë përfshirjen e Edi Ramës në afera korruptive miliardëshe.

“Ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë,” u shpreh Berisha, duke e konsideruar çështjen “McGonigal” si “arkivolin e hapur të Edi Ramës”.

Të dashur qytetare dhe qytetarë, shqiptare dhe shqiptarë kudo që jeni sonte, në Shqipëri, jashtë saj dhe kudo në botë.E nis fjalën time me një përulje para jush, me një falënderim vëllazëror dhe me përgëzimet e mia për të gjithë ju, për të gjithë demokratët dhe opozitarët. Në pak kohë, ne kemi bërë shumë. Le të kthehemi pak.Vetëm një vit më parë, në shkurtin e kaluar, ne ishim këtu në shesh në protestën e 20 shkurtit. Lideri i opozitës ishte i arrestuar në kundërshtim me ligjin, në kundërshtim me Kushtetutën.
Dhe unë, fjalën time e mbajta nga një ekran televiziv, i burgosur politik. Por në atë protestë ne hodhëm themelet e çdo fitoreje që meritojmë dhe që do kemi.
Në atë protestë ne u dëshmuam shqiptarëve se nga hiri u ngritëm si Feniksi dhe se ata që menduan se do na mposhtin ne, dështuan me turp. Ne jemi të pamposhtur! Ne jemi të pamposhtur sepse ne u bashkuam.
Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë kauzë të drejtë. Ne jemi të pamposhtur sepse ne mbrojmë vlerat më të arrira të njeriut, mbrojmë lirinë, interesin kombëtar, dinjitetin njerëzor familjen, kombin.
Ndaj dhe vijmë sot këtu si opozitë e të pamundurës e bën të mundur. Si PD që të pamundurat i bën të mundura. Sot kemi vulë dhe flamur. Sot jemi më të bashkuar se kurrë. Sot, me tre rezoluta ndërkombëtare, jemi forca politike më e përkrahur.
Sot, jemi në këmbë më të vendosur se kurrë në betejë me diktaturën. Do fitojmë! Historia e deshi që ne të jemi e vetmja forcë politike që përmbys dy diktatura njëra pas tjetrës.
Diktaturën staliniste të Enver Hoxhës dhe narkodiktaturën e bastardit të bllokut komunist, Edi Ramës.

Asgjë nuk marrim ne si dhuratë. Ne gjithçka meritojmë me betejën tonë. Rroftë PD, nderim qëndrestarëve opozitarë. Miqtë e mi, përsëri krimi dhe bota e tij është kundër nesh. Prokuroria politike dhe gjykatat e narkoshtetit janë kundër nesh.
Por ne përsëri qëndrojmë të pamposhtur. Ne përsëri qëndrojmë të sigurt në fitoren tonë.
Ne arritëm të bëjmë pluhur, të shembim ëndrrën e pasaardhësit të xhelatit komunist, xhelatit që firmosi varjen e Havzi Nelës në litar, Edi Rramës dhe motrës së njerëzimit Xhorxh Soros, të Shqipërisë pa opozitë.
Gjithçka u bë që Shqipëria të mbetej pa opozitë. Kryetari i PD u vendos në arrest shtëpie me urdhër të Edi Ramës. Me urdhër të Edi Ramës, ish-presidenti i vendit u zvarrit, u godit në mes të rrugës dhe u filmua, duke menduar ky kriminel se do tmerronte opozitën.
Me urdhër të Edi Ramës, me mbështetjen e monstrës së njerëzimit Xhorxh Soros, deputeti ynë i ri, Ervin Salianji, martir i gjallë i fjalës së lirë, u burgos sepse u përball dhëmb për dhëmb me klanin mafioz më të rrezikshëm të Shqipërisë, Ballkanit, Europës, klanin Rama-Xhafaj. Menduan se do të na trembnin. Por gabuan rëndë.
Ja ku e kemi ne 200 metra tutje prijësin tonë të përjetshëm, Skënderbeun. Të harrojë kush se mund të trembet populli opozitar, populli i lirisë. Jo mor jo, përkundrazi do mjerohen ata që mund të mendojnë të na trembin ne.
Të dashur miq, pak ditë më parë unë isha në Berlin. Mora pjesë në kongresin e partisë më të madhe të qendrës së djathtë në Europë, bashkimit kristian demokrat gjerman CDU. Atje shtrëngova duart përzemërsisht me kancelarin e ardhshëm të Gjermanisë. Takova miq të hershëm. Takova miq të rinj. Ata mezi po presin fitoren e PD-së për të ndërtuar një marrëdhënie të shkëlqyer midis dy vendeve.
Unë u zotova solemnisht se nga Shqipëria, zero eksport refugjatësh dhe krimi në Europë. Ky është zotimi ynë, zero tolerancë.
Të dashur miq, ne përballemi përsëri me censurën. Censurën, vellon e zezë që Edi Rama në traditën e etërve të tij, ka vendosur në Shqipëri. Por ja ku jemi, asgjë në botë nuk na pengon dot ne të mbrojmë të vërtetat që besojmë.
Tre rezoluta ndërkombëtare u censuruan totalisht nga mediat e qeverisë. U censurua krejtësisht intervista e Arben Ahmetajt, i cili në fakt i bëri autopsinë regjimit të krimit nga viti 2015 gjer sot.
Arben Ahmetaj, si dëshmitar me dokumenta, si dëshmitar fizik, okular, u tha shqiptarëve se Edi Rama dhe qeveria e tij funksionojnë si organizatë kriminale.
Se Edi Rama detyroi Erion Veliajn të firmosë djegësin e Tiranës dhe së bashku me të kanë vjedhur 130 milionë euro.
Se Edi Rama me Lubi Ballukun në një udhëtim në Ankara, para syve të tij, rritën çmimin e tunelit 50 milionë euro për t’i marrë në xhep.
Se Edi Rama ka shndërruar AKSHI-n në kopshtin e vjedhjeve të tij ku me familjarët e vet ka marrë dhjetëra milionë dhe ka grisur dy urdhra arresti për baxhanakun dhe drejtoreshën e AKSHI-t.
Arben Ahmetaj faktoi se Edi Rama i ka duart e tij të zeza në aferën e Porto Romanos dhe se është udhëheqësi i të gjitha bandave në Shqipëri.
Lubi Balluku, Lubi Loti, administron për llogari të Edi Ramës 12 miliardë euro dhe dëmet e saj shkojnë më shumë se dëmet e tërmetit. Pra, miq, të gjitha këto janë shkaku pse jemi ne sot këtu.
Për t’u thënë shqiptarëve dhe mbarë botës se ne nuk pajtohemi kurrë me këtë hajdut që historia e Shqipërisë nuk ka njohur kurrë të tillë. Miqtë e mi, dosja McGonigal është arkivoli i hapur i Edi Ramës.”

Protesta vijoi me thirrje kundër qeverisë dhe mbështetje për opozitën, ndërsa Berisha u shpreh i sigurt për fitoren e Partisë Demokratike në betejën politike që e pret.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...