34.6 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

“Shqipëria Bëhet” dhe “Thurje” thërrasin protestë kombëtare: Kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Pas zhvillimeve të fundit politike dhe hetimeve të SPAK ndaj Kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Partia Lëvizja “Shqipëria Bëhet” dhe Nisma “Thurje” kanë vendosur të organizojnë një protestë kombëtare.

Protesta do të mbahet nesër, në orën 18:00, përpara Kryeministrisë, ku qytetarët dhe përfaqësues të shoqërisë civile do të kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Edi Rama.

Organizatorët theksojnë se situata aktuale e qeverisjes ka arritur një pikë kritike dhe se qytetarët duhet të ngrihen kundër korrupsionit dhe abuzimit me pushtetin.

Arrestimet dhe hetimet që po zhvillon SPAK tregojnë qartë se është koha për ndryshim. Shqipëria nuk mund të qeveriset më nga një regjim i bazuar në korrupsion dhe kapjen e shtetit”, thuhet në deklaratën e përbashkët të Lëvizjes “Shqipëria Bëhet” dhe Nismës “Thurje”.

Pritet që në protestë të marrin pjesë qytetarë nga e gjithë Shqipëria, të cilët janë të ftuar të bashkohen në këtë thirrje për përgjegjësi dhe transparencë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...