34.6 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Alarm në Santorini: Mbi 7 mijë lëkundje tërmeti në një javë, mijëra banorë dhe turistë largohen nga ishulli

Një aktivitet sizmik i paprecedentë ka tronditur ishullin e njohur grek Santorini, ku brenda një jave janë regjistruar mbi 7 mijë lëkundje tërmeti. Më i fundit, me magnitudë 5.3 Rihter, goditi ishullin të hënën në mbrëmje, duke rritur panikun mes banorëve dhe turistëve.

Lëkundjet më të fuqishme u ndjenë më 6 shkurt, duke u përhapur deri në Kretë, Athinë dhe disa pjesë të Turqisë. Për shkak të situatës, mbi 10 mijë persona janë larguar nga ishulli, ndërsa shkollat dhe institucionet publike janë mbyllur.

Ekspertët: “Nuk ka lidhje me aktivitetin vullkanik”

Kreu i Organizmit për Planifikimin dhe Mbrojtjen nga Tërmeti e ka cilësuar këtë situatë si një fenomen të pashembullt, duke theksuar se deri tani nuk ka prova që ky aktivitet lidhet me proceset vullkanike të ishullit.

Aktualisht, një ekip shkencor po analizon të dhënat nga sizmografët tokësorë dhe nënujorë për të përcaktuar shkakun e këtij aktiviteti të dendur. Po ashtu, janë instaluar 8 sizmografë të rinj rreth vullkanit nënujor të Kolumbos, në përpjekje për të kuptuar nëse lëkundjet kanë natyrë vullkanike apo tektonike.

Turizmi në rrezik? Autoritetet shpallin gjendjen e jashtëzakonshme

Autoritetet kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në Santorini, ndërsa ekipet e emergjencës janë në gatishmëri të plotë. Ekspertët do të vlerësojnë nëse rreziku do të ndikojë sezonin turistik, pasi strukturat pranë Kalderës, zona më turistike e ishullit, janë më të ekspozuara ndaj pasojave të mundshme.

Megjithëse deri tani nuk raportohen dëme serioze, shkencëtarët po punojnë intensivisht për të kuptuar se sa do të zgjasë ky aktivitet dhe çfarë masash duhen marrë për sigurinë e banorëve dhe vizitorëve.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...