24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Rama për hetimin e Klotilda Bushkës: E mori vesh nga televizori, nuk është pyetur asnjëherë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar mbi marrjen në hetim të deputetes Klotilda Bushka në lidhje me dosjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.

Gjatë një takimi të jashtëzakonshëm me Grupin Parlamentar të PS, Rama tha se edhe ai, ashtu si të gjithë anëtarët e grupit, është i befasuar nga përfshirja e Bushkës në këtë çështje.

“Ky është një takim jashtë radhe i Grupit me kërkesë të kryetares së Komisionit të Ligjeve, gjë që e kemi pranuar për faktin se të gjithë jemi të befasuar që kryetarja e Komisionit figuron në atë aktakuzë për kryetarin e Bashkisë dhe bashkëshorten e tij. Ndërkohë që kryetarja e Komisionit të Ligjeve e ka marrë vesh për përfshirjen e saj në këtë aktakuzë si person i dyshuar nga televizori, as nuk është thirrur, as nuk është pyetur dhe as nuk është dëgjuar,” u shpreh Rama.

Reagimi i kryeministrit vjen në një moment të tensionuar politik, ndërsa SPAK vijon hetimet për çështjen Veliaj dhe ndikimet e mundshme politike në proceset ligjore dhe administrative.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...