24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Rama në mbledhjen e grupit parlamentar të PS: Nuk japim pafajësi, por nuk do të heshtim më për shkeljet

Ka nisur mbledhja e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Kryesinë e Kuvendit, ku kryeministri Edi Rama ka mbajtur një qëndrim të fortë mbi hetimet e fundit të drejtësisë, përfshirë çështjen e arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, dhe përfshirjen e deputetes Klotilda Bushka në hetime.

Rama theksoi se PS nuk do të mbrojë askënd që hetohet nga drejtësia, por njëkohësisht nuk do të heshtë përballë shkeljeve apo abuzimeve të mundshme në procesin e hetimeve.

Nuk do të japim pafajësi për askënd që hetohet nga drejtësia, por ndryshe nga deri dje, nuk do të heshtim më përballë shkeljeve të kujtdoqoftë që ushtrimin e forcës së konsoliduar tashmë të pavarësisë, sepse vetëm një maskara mund të thotë që paskëtaj ne kontrollojmë drejtësinë. Jo, ne kemi marrë zyrtarisht certifikatën që duart tona janë larg drejtësisë.

Por nuk jemi hunj gardhi që të përcjellim lajme e të mos themi asgjë kur biem në gjurmë me ose pa dashje të episodeve si ky,” u shpreh Rama.

Deklarata e kryeministrit vjen në një moment kritik për Partinë Socialiste, teksa hetimet e SPAK kanë përfshirë figura të rëndësishme të saj, duke sjellë debat të gjerë politik dhe institucional.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...