24 C
Tiranë
Tuesday, June 30, 2026

Lefter Maliqi: Drejtësia më shpalli të pafajshëm, do të vazhdoj të denoncoj korrupsionin

Ish-deputeti Lefter Maliqi ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Beratit, e cila e shpalli të pafajshëm në lidhje me paditë e ngritura ndaj tij nga kryebashkiaku Kreshnik Hajdari dhe oligarku Salillari për “fyerje dhe shpifje”.

Në një postim në rrjetet sociale, Maliqi ka falënderuar Prokurorinë dhe Gjykatën e qarkut të Beratit për pavarësinë dhe profesionalizmin e treguar në hetimin e çështjes.

Vlerësim për dy institucionet e drejtësisë në qarkun e Beratit, Prokurorinë dhe Gjykatën, të cilat hetuan dhe gjykuan të pavarur me integritet dhe profesionalizëm duke më shpallur të pafajshëm,” shkruan ai.

Maliqi akuzon Hajdarin dhe Salillarin për bashkëpunim në krim elektoral, abuzime me tendera korruptivë dhe shpërdorim të detyrës, ndërsa thekson se ka depozituar 12 kallëzime në SPAK mbi këto çështje.

Edhe pse prej më shumë se një viti jam përballur me tre padi nga i dënuari dhe i paafti Kryetari i Bashkisë, Kreshnik Hajdari, dhe miku i tij, oligarku Salillari, për ‘fyerje dhe shpifje’, drejtësia tregoi se e vërteta është në anën time. Akuzat ndaj tyre i kam bërë me gjuhën e popullit në media dhe rrjete sociale, duke denoncuar bashkëpunimin e tyre në krim elektoral, abuzimet me tendera korruptivë që kapin miliarda lekë, shpërdorimin e detyrës, favorizimet e paligjshme dhe dyshimet për fshehje pasurie,” shton Maliqi.

Në fund të reagimit të tij, Maliqi shprehet se do të vazhdojë betejën e tij kundër korrupsionit dhe abuzimeve me pushtetin, duke mbetur “zëri dhe mbrojtësi i interesave të qytetarëve”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

‘Shembëlltyra më e zezë e alternativave politike’/ Rama reagon ndaj protestave: Qytetarët kanë të...

0
Prej rreth një muaji, mijëra qytetarë shqiptarë brenda dhe jashtë vendit kanë dalë çdo ditë në protestë duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama....

Horoskopi ditore, e Martë, 30 Qershor 2026

0
♈ Dashi Dita sjell shtysë për të mbyllur gjëra të mbetura pezull. Mund të merrni një sinjal të qartë për një vendim që keni shtyrë...

Parashikimi I motit, e Martë, 30 Qershor 2026

0
Për 30 qershorin 2026, parashikohet një ditë tipike verore në të gjithë vendin, me mot kryesisht të kthjellët dhe temperatura të larta. Fundi i...

“Nuk e kam porositur këtë pako”/ Arrestohet në flagrancë amerikania në Tiranë pas dorëzimit...

0
Policia ka goditur një rast të dyshuar të trafikimit të lëndëve narkotike përmes shërbimit postar, ku një shtetase amerikane 48-vjeçare me iniciale Sh.I., e...

“Arrestohet kushëriri i Ervis Martinajt te dera e një të dënuari për vrasje”/ U...

0
Emiljano Nina, kushëriri i ish-bosit të lojërave të fatit Ervis Martinaj, është arrestuar te dera e banesës së Ilir Selmanit, i cili është dënuar...