27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Veliaj reagon pas vendimit të GJKKO: “Proces i kurdisur me lapsuse skandaloze”

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) për ta lënë në arrest me burg, duke e cilësuar procesin ndaj tij si të kurdisur dhe të mbushur me “lapsuse skandaloze”.

Akuza për një gabim në dosjen hetimore
Në një deklaratë publike, Veliaj denoncoi një “gabim trashanik” në dosjen e tij hetimore, ku sipas tij, prokurori Ols Dado kishte shënuar gabimisht se ai ishte i dënuar. Sipas kryebashkiakut, ky informacion bazohej në një dokument të Byrosë Kombëtare të Hetimeve, por në realitet, ai deklaroi se dëshmia e tij e penalitetit është e pastër dhe se ka plotësuar të gjitha formularët e dekriminalizimit.

“Dje në sallën e gjyqit, vetëm pasi deklarova se jam i padënuar, prokurori Ols Dado u detyrua ta verifikonte me një telefonatë dhe e justifikoi si një ‘lapsus’. Po si mund të bëhet një lapsus i tillë në një dosje hetimore? Si mund të luhet me jetën e njerëzve duke e kaluar thjesht si një gabim shkrimi?”, u shpreh Veliaj.

Akuzat ndaj Prokurorisë
Veliaj e quajti procesin hetimor ndaj tij të njëanshëm, duke hedhur dyshime mbi tendencën e prokurorisë për ta shpallur fajtor edhe para nisjes së gjykimit.

Premton publikimin e të gjitha “gabimeve” në dosje
Kryebashkiaku i pezulluar i Tiranës premtoi se do të publikojë një e nga një gabimet e gjetura në dosjen hetimore, duke e cilësuar atë si një “paçavure të kurdisur” nga prokuroria.

Tani është e qartë se si janë zhvilluar hetimet kundër meje dhe familjes sime. Në dosjen time ka gabime trashanike, të cilat do t’i bëj publike për qytetarët e Tiranës,” tha Veliaj, duke theksuar se procesi ndaj tij po zhvillohet mbi dyshime të fabrikuara.

Çfarë pritet më tej?
Me këtë reagim, Veliaj sinjalizon një përballje të fortë ligjore dhe politike në ditët në vijim, ndërsa procesi i tij gjyqësor pritet të vazhdojë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...