27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Dodik sfidon vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës, vendos flamurin e Serbisë në selinë e tij

Presidenti i Republikës Sërpska, Millorad Dodik, ka sfiduar vendimin e Gjykatës Kushtetuese të Bosnje dhe Hercegovinës duke vendosur flamurin e Serbisë në hyrje të selisë së tij më 13 shkurt, vetëm një ditë pasi kjo gjykatë ndaloi shfaqjen e simboleve të shteteve të huaja në këtë entitet.

Krahas flamurit të Serbisë, në hyrjen e selisë së Dodikut valëvitet edhe flamuri i Republikës Sërpska, por mungon çdo simbol i shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës.

Ndërkohë, toga e nderit e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Republikës Sërpska ekzekutoi himnin e Serbisë, “Zoti i drejtësisë”, si pjesë e përgatitjeve për vizitën e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, në Banja Llukë dhe shënimin e përbashkët të Ditës së Shtetësisë së Serbisë dhe ashtuquajturës “Ditë e Shtetit” të Republikës Sërpska.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese dhe sfida e Dodikutf

Gjykata Kushtetuese e Bosnje dhe Hercegovinës vendosi më 12 shkurt pezullimin e dispozitave ligjore në Republikën Sërpska që lejonin shfaqjen e simboleve të shteteve të huaja, duke argumentuar se kjo përbën shkelje të sovranitetit dhe integritetit territorial të Bosnje dhe Hercegovinës.

“Shfaqja e simboleve të shteteve të huaja krahas simboleve të entiteteve, me ose pa simbole të shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës, mund të krijojë iluzionin e mosekzistencës së sovranitetit, integritetit territorial dhe pavarësisë politike të Bosnje dhe Hercegovinës”, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Megjithatë, Dodik nuk e ka marrë parasysh këtë vendim dhe ka vazhduar me agjendën e tij politike, duke e paraqitur Republikën Sërpska si një shtet të pavarur nga Bosnje dhe Hercegovina. Në këtë frymë, flamuj të Serbisë dhe Republikës Sërpska janë vendosur edhe në oborrin e Tempullit të Krishtit Shpëtimtar në Banja Llukë.

Përplasjet politike dhe reagimet ndërkombëtare

Vendosja e flamujve serbë në Republikën Sërpska dhe përpjekjet për të festuar bashkërisht Ditën e Shtetësisë së Serbisë dhe të këtij entiteti janë pjesë e një strategjie të gjatë të Dodikut për të forcuar lidhjet me Beogradin dhe për të sfiduar autoritetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Në qershor 2023, i ashtuquajturi “Kuvendi gjithëserb” në Beograd vendosi që Dita e Shtetësisë së Serbisë të festohej edhe si “Dita e Shtetësisë” së Republikës Sërpska, gjë që u dënua nga anëtarët e Presidencës së Bosnje dhe Hercegovinës, Denis Beqiroviq dhe Zhelko Komshiq, si dhe nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të gjithë liderët kryesorë të Republikës Sërpska, përfshirë Dodikun, ndodhen në listën e sanksioneve të SHBA-së për veprime që minojnë stabilitetin dhe integritetin e Bosnje dhe Hercegovinës.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese për ndalimin e flamujve të shteteve të tjera mbetet në fuqi derisa të merret një vendim përfundimtar mbi ndryshimet në Ligjin për përdorimin e flamurit, stemës dhe himnit të Republikës Sërpska.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...