27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Gjykata e Posaçme denincon Policinë e Shtetit, injoruan protestuesit për Veliaj në 12 shkurt

Tiranë, 15 shkurt 2025 – Prokuroria dhe Gjykata e Posaçme kanë denoncuar publikisht Policinë e Shtetit për mosveprim në mbrojtjen e sigurisë në perimetrin e jashtëm të Gjykatës së Posaçme, ku mbështetësit e Erion Veliajt, kryebashkiakut të Tiranës, protestuan më 12 shkurt. Ky veprim ka rrezikuar jetën dhe shëndetin e gjyqtarëve dhe prokurorëve që po merrnin pjesë në seancën gjyqësore.

Gjykata e Posaçme dhe SPAK kanë kërkuar shpjegime nga Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit lidhur me mosveprimin e forcave të rendit, duke i akuzuar për neglizhencë dhe mungesë mbështetjeje të vazhdueshme nga ana e Gardës së Republikës, e cila ka kërkuar ndihmën e policisë për të siguruar perimetrin e jashtëm të godinës. Pas përfundimit të seancës gjyqësore, protestuesit kanë rrethuar gjyqtarët dhe stafin administrativ, duke krijuar një situatë të rrezikshme.

Në një deklaratë, Gjykata e Posaçme tha se situata ka sjellë izolimin e gjyqtarëve dhe stafi administrativ, ku siguria e tyre është cënuar dhe ka pasur goditje të makinave të tyre. Sipas tyre, kjo është një pasojë e mosveprimit të Policisë, e cila ka lënë të ndodhin kërcënime dhe ofendime ndaj trupës gjyqësore.

Shemsi Prençi, ish-drejtues i lartë në Policinë e Shtetit, theksoi se kjo ishte një veprim i qëllimshëm dhe i motivuar politikisht për të lejuar simpatizantët e Veliajt të ushtronin presion mbi drejtësinë. Ai kritikoi gjithashtu ministrin e Brendshëm Ervin Hoxha, i cili e cilësoi situatën si “sporadike”, duke kundërshtuar reagimin e vonuar të policisë dhe duke theksuar se tubimi nuk ishte lajmëruar më parë.

Në reagimet e opozitës, Sali Berisha, lideri i Partisë Demokratike, e cilësoi këtë incident si një grusht shteti, duke akuzuar qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama për organizimin e protestës dhe kriminalizimin e Policisë së Shtetit. Jorida Tabaku, deputete e PD-së, e quajti këtë ngjarje një përpjekje të koordinuar për të mbrojtur Erion Veliajn dhe korrupsionin, duke e konsideruar si një sulm ndaj drejtësisë.

Në këtë situatë, Prokuroria e Tiranës është apeluar të fillojë hetime për sulmet dhe kërcënimet ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa Agjencia e Mbikëqyrjes Policore është thirrur për të nisur një procedim disiplinor ndaj zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...