27.1 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, takim me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi

Prishtinë, 15 shkurt 2025 – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, zhvilloi një takim me të dërguarin e ri të Bashkimit Evropian për dialogun, Peter Sorensen, për të diskutuar zhvillimet e fundit dhe pritshmëritë nga dialogu mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve, e cila u arrit më 2023, por që nuk është nënshkruar nga palët dhe nuk ka pasur përparim drejt realizimit të saj.

Kurti akuzoi Serbinë për shkeljen e marrëveshjes dhe për refuzimin e nënshkrimit të saj, duke shtuar se përmes një letre të ish-kryeministres Ana Bërnabiq, Serbia ka tërhequr në praktikë angazhimin për zbatimin e marrëveshjes. Kryeministri i Kosovës kërkoi nënshkrimin e marrëveshjes, tërheqjen e letrës së Bërnabiq dhe dorëzimin e Millian Radoiçiq, një person i kërkuar nga autoritetet kosovare për akuza të rënda.

Në këtë takim, Peter Sorensen e siguroi Kurtin për angazhimin e Bashkimit Evropian në vazhdimin e dialogut dhe mbështetje për përpjekjet e Kosovës në këtë proces. Sorensen, i cili ka nisur detyrën e tij më 1 shkurt, ka pasuar Miroslav Lajçakun në këtë rol, dhe ky është takimi i tij i parë me liderët e Kosovës. Po ashtu, Presidentja Vjosa Osmani pati një takim të ngjashëm me Sorensenin, duke shprehur mbështetje për progresin në dialog.

Të dy liderët kosovarë zhvilluan takimet e tyre me Sorensenin gjatë Konferencës së Sigurisë në Munih, që filloi punimet të premten.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...