25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Kanceri dhe alkooli: Vetëm 15% e evropianëve e dinë lidhjen mes tyre

Edhe pse alkooli është shkaku kryesor i vdekjeve nga kanceri në Bashkimin Evropian, ndërgjegjësimi i publikut për këtë lidhje mbetet shqetësueshëm i ulët.

Një studim i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), i realizuar në 14 vende të Rajonit Evropian, zbuloi se:
•Vetëm 15% e të anketuarve e dinin që alkooli shkakton kancerin e gjirit;
•Vetëm 39% ishin të vetëdijshëm për lidhjen e tij me kancerin kolorektal.

Këto dy lloje të kancerit janë ndër më të zakonshmet në Europë, sidomos kanceri i gjirit te gratë dhe ai kolorektal te burrat, që kanë një lidhje të drejtpërdrejtë me konsumin e alkoolit.

Evropa, kontinent me konsum rekord të alkoolit

Evropa, ku përfshihet edhe Shqipëria, ka nivelin më të lartë të konsumit të alkoolit në botë, dyfish më shumë se mesatarja globale. Sipas të dhënave të OBSH, alkooli shkakton rreth 800 mijë vdekje çdo vit në Rajonin Evropian.

Një shqetësim tjetër është mungesa e masave parandaluese nga shumë vende të rajonit, përfshirë edhe Shqipërinë, për të reduktuar dëmet nga alkooli.

Mungesa e etiketave paralajmëruese

Në nivelin e Bashkimit Evropian, etiketat që paralajmërojnë për rreziqet shëndetësore të alkoolit janë të detyrueshme vetëm në 3 nga 27 vendet e BE-së dhe në vetëm 13 nga 53 shtetet e Rajonit Evropian.

Kjo mungesë informacioni i lë konsumatorët të pavetëdijshëm për rreziqet me të cilat përballen. Ekspertët e shëndetësisë kërkojnë masa më të forta, si:
•Fushata ndërgjegjësimi mbi rreziqet e alkoolit,
•Rritja e taksave mbi pijet alkoolike,
•Kufizime në reklamat e alkoolit,
•Etiketim të detyrueshëm mbi rreziqet shëndetësore.

Me normat alarmante të konsumit të alkoolit, ndërgjegjësimi i popullatës dhe politikat e forta shëndetësore janë thelbësore për të parandaluar rritjen e rasteve të kancerit dhe vdekjeve të lidhura me alkoolin.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...