25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

Bebe Rexha shpërthen ndaj paparacëve: “As nuk mund të jesh e sëmurë në paqe!”

Këngëtarja e njohur me origjinë shqiptare, Bebe Rexha, ka reaguar ashpër në rrjetet sociale pas publikimit të disa fotografive të saj në një gjendje të rënduar shëndetësore. Këto imazhe, të realizuara jashtë një spitali, u shpërndanë gjerësisht nga mediat, me Daily Mail si një nga të parat që e publikoi lajmin.

Reagimi i fortë i Bebe Rexhës

Në një sërë postimesh në Instagram, artistja shprehu zemërimin dhe zhgënjimin për mënyrën se si paparacët e kanë ndjekur dhe e kanë fotografuar në një moment të vështirë. Ajo sqaroi se ishte e shtruar për tre ditë për shkak të një gripi të rëndë në stomak dhe kritikoi ashpër sjelljen e mediave.

“E di që ka një imazh të caktuar timin që po merr shumë vëmendje për pamjen time. Kam qenë në spital për tre ditët e fundit me një grip të rëndë në stomak dhe ajo isha unë duke hyrë në spital.
Kush pret jashtë një spitali për të bërë fotografi të njerëzve që hyjnë?! Kur do të ndalojnë paparacët së shfrytëzuari gratë në momentet e tyre më të këqija! Jam e tërbuar. As nuk mund të jesh e sëmurë në paqe!”

Përballja me Daily Mail dhe gazetaren Sonia Horon

Bebe Rexha shënjestroi direkt Daily Mail dhe gazetaren Sonia Horon, duke e quajtur artikullin e tyre manipulues dhe duke akuzuar median për mungesë etike.

”@dailymail Ju jeni vërtet të neveritshëm. Ju e dinit që ato fotografi të miat u bënë jashtë spitalit. Kush bën fotografi të njerëzve të sëmurë duke hyrë në spital dhe më pas e fokuson artikullin tek pamja e tyre?! Pse nuk thatë që ajo po hynte në spital?! Sepse e dini që është gabim. @soniahoron, sidomos duke qenë një grua, duhet të ndihesh e turpëruar për veten.”

Reagimi i saj ka marrë mbështetje të madhe nga fansat dhe figura të njohura, të cilët dënojnë këtë shkelje të privatësisë dhe trajtimin e grave në media.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...