10.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Prokuroria e Tiranës dërgon në gjyq Renato Bodurrin për sulmin ndaj gazetarit Gjergj Zefi

Prokuroria e Tiranës ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim Renato Bodurrin, të njohur si pjesëtar i bandës Çopja, për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës” në bashkëpunim. Ai akuzohet për sulmin ndaj gazetarit dhe administratorit të portalit të lajmeve “Pamfleti”, Gjergj Zefi.

Sipas Prokurorisë, Bodurri, në bashkëpunim me persona ende të paidentifikuar, ka ushtruar dhunë fizike ndaj Zefit, duke e goditur me shkop në kokë, krah, buzë dhe këmbë. Viktima u paraqit në Spitalin e Traumës me dëmtime të shumta, ndërsa fillimisht nuk mbante mend detaje të sulmit.

Hetimet nisën pas referimeve të Komisariatit të Policisë nr. 3. Pamjet filmike dhe dëshmitë treguan se disa persona e kanë goditur gazetarin dhe më pas janë larguar me shpejtësi me një makinë të zezë. Bazuar në këto prova, Prokuroria ka ngritur akuzën ndaj Bodurrit dhe e ka çuar çështjen në Gjykatën e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë.

Hetimet vijojnë për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tij.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Hëna e Plotë në Luan më 1 shkurt: Koha për të zbuluar fuqinë dhe...

0
Hëna e plotë e 1 shkurtit lind në shenjën e Luanit, duke sjellë një ndjesi shprese dhe energjie pozitive për të gjithë. Ky moment...

Familja e Albës reagon pas komenteve mbi pjesëmarrjen e saj: ‘E mbështesim 100%’

0
Familja e Albës ka reaguar përmes një postimi në Instagram lidhur me situatat e ndodhura brenda formatit ku ajo po merr pjesë, si dhe...

Abarth, macja xhenxhefili nga Padova shpallet ‘më e bukura në botë’

0
Qyteti italian i Padovës është shndërruar në një qendër për adhuruesit e maceve, duke pritur një event që kombinon spektaklin dhe konkurrencën ndërkombëtare të...

Debat në Kuvend për projektin TID Durrës: Banorët ankohen për mungesë konsultimi

0
Sot në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën u zhvillua një seancë dëgjimore për projektin TID në Durrës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga Ministria...

Trump paralajmëron Iranin: Marrëveshje ose sulm nga SHBA”

0
Presidenti amerikan Donald Trump ka paralajmëruar udhëheqësit iranianë për të arritur një marrëveshje, duke lënë të kuptohet se në rast refuzimi, Shtetet e Bashkuara...