13.5 C
Tiranë
Thursday, January 29, 2026
spot_img

Rama në Mynih: Zgjedhja e Trump, një shans për Europën të zgjohet

Mynih – Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij gjatë Konferencës së Mynihut, e cilësoi zgjedhjen e Donald Trump si president të SHBA-së si një akt bujar ndaj Bashkimit Europian, duke e parë atë si një mundësi për Europën që të zgjohet dhe të reflektojë mbi sfidat e saj.

“Zgjedhja e Donald Trump është akti më bujar i Zotit kundrejt Bashkimit Europian për t’i dhënë një shans shumë të madh Europës të zgjohet, – tha Rama, duke shtuar se kontinenti duhet të mësojë të bashkëjetojë me partnerë që mund të kenë parime të ndryshme.

Kryeministri shqiptar theksoi se Europa duhet të fokusohet më shumë tek fuqia dhe konkurrenca, pasi nëse nuk arrin të konkurrojë, nuk do të jetë në gjendje të përballojë sfidat globale.

Duke folur për marrëdhëniet ndërkombëtare, Rama u shpreh se BE-ja nuk duhet të vendosë kushtëzime për të pasur miq në botë, por të krijojë aleanca edhe me ata që mund të kenë vlera të ndryshme.

Në fund të fjalës së tij, ai veçoi Ballkanin Perëndimor si një rajon me potencial të madh për investime, duke e konsideruar atë një faktor kyç në zhvillimin ekonomik dhe politik të Europës.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Keijsi flet pas përjashtimit nga Big Brother VIP: “E prisja vendimin, nuk pendohem për...

0
I ftuar në emisionin “Big Brother Radio”, Keijsi ka folur për herë të parë pas përjashtimit nga edicioni i pestë i “Big Brother VIP”,...

Operacioni “Storm” godet prostitucionin në Durrës, procedohen katër persona

0
Policia ka finalizuar fazën e 14-të të operacionit policor të koduar “Storm”, në kuadër të goditjes së veprimtarive të paligjshme të prostitucionit. Aksioni u...

Protestat e shoferëve bllokojnë kufijtë e Ballkanit, kundërshtohet sistemi i ri digjital i BE-së

0
Shoferët e kamionëve në disa vende të Ballkanit Perëndimor kanë intensifikuar protestat kundër pasojave të sistemit të ri digjital të Bashkimit Europian për hyrje-daljet...

Ekzekutimi i parë në Teksas për vitin 2026: i dënuari me vdekje vrau dy...

0
Teksasi ka kryer ekzekutimin e parë me dënim kapital për vitin 2026. Charles Victor Thompson, 55 vjeç, u ekzekutua me injeksion vdekjeprurës në burgun...

Horoskopi ditor, e Enjte, 29 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë që kërkon vetëpërmbajtje. Mos reagoni menjëherë ndaj situatave që ju tensionojnë. ♉ Demi Stabilitet dhe përqendrim. Një çështje praktike merr zgjidhje pozitive. ♊ Binjakët Komunikimi është...