14.5 C
Tiranë
Monday, March 16, 2026
spot_img

“Operacionalja 27” – Arrestohet në Pogradec 43-vjeçari i kërkuar ndërkombëtarisht nga Italia

 

Pogradec – Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Operacionalja 27”, duke arrestuar provizorisht një 43-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane.

Në sajë të shkëmbimit të informacionit dhe bashkëpunimit me homologët italianë, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale (Fast Albania) lokalizuan dhe kapën në qytetin e Pogradecit shtetasin 43-vjeçar, banues në Durrës.

Ky shtetas ishte në kërkim nga Gjykata e Romës, e cila në vitin 2016 kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për veprat penale “Organizatë kriminale” dhe “Trafikimi i narkotikëve”, sipas Kodit Penal të Italisë.

Interpol Tirana është në koordinim me Interpol Romën për finalizimin e procedurave të ekstradimit të këtij shtetasi drejt Italisë.

Policia e Shtetit vijon operacionet për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar, duke forcuar bashkëpunimin me partnerët ndërkombëtarë për luftën kundër krimit të organizuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Të shtëna me armë në Gjakovë, një i vrarë dhe një i plagosur; në...

0
Një ngjarje e rëndë me armë zjarri ka ndodhur në orët e para të mëngjesit në Gjakovë, ku si pasojë e të shtënave një...

Zbulohet ngjarja ku humbi jetën 20-vjeçarja shqiptare, kishte mbetur jashtë apartamentit tentoi te hynte...

0
Një ngjarje tragjike ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Piacenza, ku një vajzë 20-vjeçare shqiptare, Anxhela Byku, ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nëna e foshnjës që vdiq në QSUT: “Nuk ma bën zemra ta fus në...

0
Nëna e foshnjës dy muajshe që ndërroi jetë pak ditë më parë në Qendra Spitalore Universitare Nënë Tereza ka hedhur akuza ndaj mjekëve, duke...

Parashikimi I motit, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Më 16 mars 2026, moti pritet të jetë i ndryshueshëm, me alternime kthjellimesh dhe vranësirash në pjesën më të madhe të territorit. Paraditja do...

Horoskopi ditor, e Hënë, 16 Mars 2026

0
Dashi Energjia juaj është e fortë dhe ju shtyn të merrni iniciativa. Në punë mund të shfaqet një mundësi për të bërë përparim. Në dashuri,...