25 C
Tiranë
Saturday, August 22, 2026

U arrestua për vjedhje , policia zbulon se 38-vjeçari në Lezhë kishte abuzuar më një të mitur

Një 38-vjeçar, Simon Gjoka është arrestuar nga policia e Lezhës, pasi akuzohet për vjedhje.

Por policia thotë se gjatë këqyrjes së telefonit është zbuluar se personi kishte abuzuar seksualisht edhe me një vajzë të mitur 13-vjeçare.

Njoftimi i policisë:

Vihet në pranga një shtetas për vjedhje dhe marrëdhënie seksuale me të mitur.
Sekuestrohen dy automjeteve dhe prova të tjera për dokumentimin ligjor të veprave të kryera nga ky shtetas.

Seksioni për Krimet në Volum në Komisariatin e Policisë Lezhë, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe zbardhjen e rasteve të vjedhjeve të pronës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të autorëve, si dhe në bazë të provave të grumbulluara, finalizuan operacionin policor të koduar “Tranzit”, në kuadër të cilit u bë i mundur  kapja dhe ndalimi i shtetasit: S.Gj.,38 vjeç,lindur dhe banues ne Milot Kurbin.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se shtetasi S. Gj, është autori i disa vjedhjeve të bagëtive të trasha  në fshatin Gajush, vjedhje të ndodhura në javën e parë të muajit shkurt 2025, si dhe dyshohet se ka kryer edhe disa vjedhje të tjera  në fshatra të tjera ku vijon puna për dokumentimin ligjor të tyre.

Gjatë kontrollit në banesën e tij,  Policia sekuestroi dy automjete që shërbenin për transportimin e bagëtive të trasha që ky shtetas vidhte në fshatrat e Lezhës.

Po ne vijim të veprimeve  policia gjatë këqyrjes së celularit të këtij shtetasi zbuloi se  38 vjeçari kishte kryer marrëdhënie seksuale e  një të mitur 13 vjeçare (vajzën e  një shtetaseje që strehohej në banesën e saj në Lezhë, lidhje miqësore e tij).

Vijon puna për grumbullimin e provave dhe dokumentimin e plotë ligjor të veprave të tjera penale, si dhe për identifikimin e bashkëpunëtorëve të mundshëm, të cilët mund të kenë ndihmuar në realizimin e vjedhjeve.

Materialet procedurale i kaluan  Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprat penale “Vjedhja e kryer në bashkëpunim” dhe “Marrëdhënie seksuale me të mitur”.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...