16.5 C
Tiranë
Friday, May 1, 2026
spot_img

Berisha: Rama, kryeministri që arreston liderët e opozitës dhe censuron kritikët, mesazh i drejtpërdrejtë nga SHBA

 

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar pas mesazhit të dërguar nga zv.presidenti i SHBA, JD Vance, në Konferencën e Sigurisë në Mynih. Sipas Berishës, mesazhi i Vance, i cili theksoi se “nuk mund të fitoni duke censuruar kundërshtarët, duke arrestuar oponentët tuaj apo liderin e opozitës,” ishte një mesazh i drejtpërdrejtë për kryeministrin Edi Rama.

Në fjalën e tij gjatë prezantimit të programit ekonomik të PD, Berisha shtoi se Rama është kryeministri që ka arrestuar tre liderë të opozitës dhe që tani synon të mbyllë TikTok-un për të ndaluar kritikat nga të rinjtë. Berisha theksoi se mesazhi i dërguar nga SHBA nuk ishte vetëm për Shqipërinë, por një paralajmërim për ata që sulmojnë lirinë dhe vlerat demokratike.

“Atë mesazh të presidentit Trump e solli më të qartë në konferencën e sigurisë në Mynih zv. presidenti i SHBA-ve, i cili u shpreh se për ju rreziku më kryesor nuk është kina dhe Rusia, por e keni brenda jush, e keni në qëndrimin ndaj lirisë, vlerave dhe ky ishte një paralajmërim i ndershëm dhe shumë i fortë.

Nëse nuk na bashkojnë vlerat, secili në punën e vet.

Sa jetike dhe vendimtare për paqen në Evropë është prania e SHBA. por sa e rëndësishme për SHBA dhe Evropën është mbrojtja e vlerave të lirisë dhe njerëzve të lirë.

Parmbrëmë në Mynih, nëse kishte një njeri që në mënyrën më konkrete i takonin pikë për pikë ato për të cilat foli JD Vance, ishte Edi Rama.

Ai ishte aty si kryeministri që ka arrestuar tre lider të opozitës. Ai ishte aty si censori do të mbyllë tik tok se nuk duron dot kritikat e të rinjve”, tha Berisha.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Enjte, 30 Prill 2026

0
♈ Dashi Ngadalëso ritmin dhe fokusohu te cilësia. Vendimet e menduara sot japin rezultate më të mira se veprimet e shpejta. ♉ Demi Je në qendër të...

Parashikimi I motit, e Enjte, 30 Prill 2026

0
Më 30 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me karakteristika pothuajse verore. Gjatë ditës priten kthjellime të gjata dhe...

Takimi në SPAK/ Klodian Braho pret ministren austriake Anna Sporrer: “Qëllimi është të forcohen...

0
Kreu i SPAK, Klodian Braho, ka zhvilluar një takim në ambientet e institucionit me ministren e Drejtësisë së Austrisë, Anna Sporrer. Vizita e Sporrer në...

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
♈ Dashi Duhet të ngadalësosh ritmin dhe të mendosh para se të veprosh. Sot vlen më shumë strategjia sesa nxitimi. ♉ Demi Je në kulmin e energjisë...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 29 Prill 2026

0
Më 29 prill 2026, moti në Shqipëria paraqitet i ngrohtë dhe kryesisht i qëndrueshëm, me kushte pothuajse verore në pjesën më të madhe të...