28.5 C
Tiranë
Monday, August 11, 2025
spot_img

Donald Trump uron Kosovën për 17-vjetorin e Pavarësisë: “Lidhjet mes popujve tanë janë të forta”

Ish-presidenti dhe kandidati aktual për zgjedhjet presidenciale në SHBA, Donald Trump, ka dërguar një mesazh urimi për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ku ka përgëzuar popullin kosovar për rrugëtimin e tij drejt shtetësisë.

Në një njoftim të Presidencës së Kosovës, thuhet se Trump vlerësoi vendosmërinë e Kosovës dhe theksoi se “lidhjet midis popujve tanë janë të forta dhe ne presim me padurim t’i zgjerojmë ato, veçanërisht përmes rritjes së mundësive për investime, me qëllim që të sjellim më shumë prosperitet për të dyja vendet tona.”

Ai konfirmoi mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për forcimin e institucioneve demokratike dhe rritjen ekonomike në Kosovë, duke theksuar rëndësinë e një mjedisi të qëndrueshëm dhe të drejtë biznesi.

Në fillim të shkurtit, presidentja Vjosa Osmani zhvilloi një sërë takimesh në Uashington me zyrtarë dhe kongresistë amerikanë, si dhe më 11 shkurt u takua me nënpresidentin JD Vance në një samit global për inteligjencën artificiale në Paris. Në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Munih, Osmani diskutoi me delegacione senatorësh dhe kongresistësh mbi bashkëpunimin Kosovë-SHBA.

Në letrën e tij, Trump theksoi se SHBA-ja mezi pret të ndërtojë lidhje më produktive me Qeverinë e Kosovës gjatë këtij viti. Ndërkohë, Kosova ndodhet në procesin e krijimit të qeverisë së re pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, ku partia e kryeministrit Albin Kurti doli fituese, por pa arritur shumicën absolute për të qeverisur e vetme.

Letra e Trumpit pason kritikat që i dërguari i tij i për misione të veçanta, Richard Grenell, tha se SHBA-së i duhen partnerë të besueshëm në Ballkan, ndërsa Qeveria e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, sipas tij, nuk është e tillë.

Kabineti i Kurtit nuk i është përgjigjur kërkesës së Radios Evropa e Lirë, në lidhje me këto komente, por duke folur për një medium në Kosovë ai ka përsëritur se marrëdhëniet me SHBA-në janë në nivelin më të mirë – në çka ka reaguar sërish Grenell, duke thënë se ato në fakt nuk kanë qenë kurrë në pikë më të ulët.

Kurti ishte përballur me kritika edhe nga administrata paraprake amerikane e udhëhequr nga Joe Biden, për shkak të disa veprimeve të ndërmarra në veri të Kosovës, të banuar me shumicë serbe, të cilat lidheshin me zëvendësimin e targave serbe me ato të Kosovës, heqjen e dinarit serb nga përdorimi apo mbylljen e institucioneve serbe.

Kurti i ka arseytuar ato veprime si hapa drejt shtrirjes së sundimit të ligjit në veri dhe ka thënë se ato janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës.

Ndërkohë, Trump nuk e përmendi në urimin e tij drejtuar Osmanit dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Trump nuk e përmendi dialogun as në urimin drejtuar presidenti të Serbisë, Aleksandar Vuçiç për ditën e shtetësisë së Serbisë javën e kaluar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sekuestrohen 271 kg kokainë në Portin e Selanikut, arrestohen tre anëtarë të organizatës kriminale

0
– Një operacion policor i zhvilluar në Portin e Selanikut ka çuar në sekuestrimin e një sasie rekord prej 271 kilogramësh kokainë, me...

Nga Instagrami te dosjet e Prokurorisë: Kush është Mefail Shkodra, i dyshuari për vrasjen...

0
GJILAN – Fotot e tij në “Instagram” tregojnë makina luksoze Range Rover dhe BMW X5, darka me njerëz të pushtetshëm dhe citate motivuese për...

Pesë punonjës të Al Jazeera-s të vrarë në një sulm në Gaza — akuza...

0
GAZA – Pesë anëtarë të stafit të Al Jazeera-s, përfshirë korrespondentin Anas al-Sharif dhe tre kameramanë, u vranë në një sulm në qytetin e...

Kylie Jenner feston 28-vjetorin: Nga reality TV në perandorinë miliardere të bukurisë

0
LOS ANGELES – Kylie Jenner feston sot ditëlindjen e saj të 28-të, duke shënuar jo vetëm një moment personal, por edhe një pikë reflektimi...

Greqia në zi për vdekjen e Lena Samaras, vajzës së ish-kryeministrit Antonis Samaras

0
ATHINË – Asnjë lajm nuk mund të kishte tronditur më shumë publikun grek sesa ndarja nga jeta e Lena Samaras, vetëm 34 vjeçe, vajza...