28.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Arrestohet i kërkuari për vjedhje dhe korrupsion në skandalin e kontrabandës së naftës

Në vijim të hetimeve për procedimin penal të nisur më 8 shkurt 2025, Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Durrës-Kavajë) në bashkëpunim me DVP Durrës ka arrestuar shtetasin Drilon Malluta, i shpallur në kërkim për veprat penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim” dhe “Korrupsion Aktiv i Personit që ushtron funksione publike”.

Sipas hetimeve, më 27 janar 2025, Malluta, në bashkëpunim me shtetasin J. K., i ka dhënë ryshfet prej 10,000 eurosh punonjësit të policisë A. M., i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e anijes “AYA ZANOYBYA”, e sekuestruar për kontrabandë nafte. Pas kësaj, ata kanë vjedhur një sasi të konsiderueshme të naftës nga depozitat e anijes.

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore rithekson përkushtimin e saj për garantimin e zbatimit të ligjit dhe u bën thirrje qytetarëve të denoncojnë çdo rast abuzimi apo shkeljeje nga punonjësit e strukturave mbikëqyrëse, duke telefonuar në numrin e gjelbër **0800 9090** ose përmes email-it në **[email protected]**.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...