14.5 C
Tiranë
Tuesday, April 28, 2026
spot_img

Grabitje e armatosur në vilën e biznesmenit italian, banda zhvat dhjetëra mijëra euro

Romë, 18 Shkurt 2025 – Një bandë e armatosur ka sulmuar vilën e biznesmenit të njohur italian, Giovan Battista Carosi, pronar i zinxhirit Mondo Convenienza, duke marrë mijëra euro dhe sende me vlerë.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në Civitavecchia, pranë Romës, ku gjashtë persona të maskuar dhe të armatosur janë futur në shtëpinë e Carosit. Në momentin e grabitjes, biznesmeni ndodhej në vilë së bashku me kunatin e tij.

Nën kërcënimin e armëve, hajdutët i detyruan të dorëzojnë rreth 50 mijë euro kesh, ndërsa më pas hapën një kasafortë, duke marrë dy orë ‘Rolex’ prej ari, si dhe sende të tjera me vlerë ende të papërcaktuara.

Pasi i mbyllën në një dhomë, grabitësit u larguan pa lënë gjurmë. Policia italiane ka nisur hetimet për të identifikuar autorët dhe për të zbardhur skemën e grabitjes spektakolare.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Atentati në Balldren, gjenden prova të reja – “Volkswagen Polo” i autorëve, gëzhoja dhe...

0
Vijojnë hetimet për zbardhjen e atentatit të ndodhur më 26 prill 2026 në fshatin Balldren, ku mbetën të vrarë bashkëshortët Kreshnik dhe Gentjana Mujeci....

Arrestimi i Ervin Matës në Brazil, Anila Hoxha: SPAK nis hapat për ekstradim, Shqipëria...

0
Gazetarja Anila Hoxha ka komentuar arrestimin në Brazil të Ervin Matës, i cili akuzohet për përfshirje në trafikun ndërkombëtar të kokainës nga Amerika Latine...

Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit në Lezhë – ishte proceduar dy javë më parë...

0
Kreshnik Mujeci, viktima e atentatit të së dielës, rezulton se dy javë më parë është proceduar penalisht për kanosje për shkak të detyrës. Burime nga...

Tedi Blushi: Meta në gjendje të mirë shëndetësore, akuzat janë të stisura

0
Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar se ish-presidenti Ilir Meta gëzon gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk ka asnjë...

Forbes 2026: Elon Musk kryeson listën e miliarderëve botërorë me 839 miliardë dollarë

0
Sipas renditjes më të fundit të publikuar nga revista Forbes, lista e miliarderëve globalë për vitin 2026 vijon të dominohet nga figurat kryesore të...