28.1 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Ngjarja tronditëse në Shkodër: Anila Ndoka Prendushi në gjendie të rëndë

Një ngjarje tronditëse ka ndodhur në Shkodër, ku Anila Ndoka Prendushi, 44 vjeçe, është plagosur rëndë në kokë nga bashkëjetuesi i saj, Kolë Manaj, 34 vjeç. Sipas informacioneve paraprake, Anila është qëlluar me armë në kokë dhe ndodhet në gjendje kritike për jetën, duke marrë trajtim në reanimacionin e Spitalit të Shkodrës.

Anila, nënë e tre fëmijëve dhe e divorcuar prej 6 vitesh, ka nisur bashkëjetesën me Kolën, një djalë 10 vite më të ri, me të cilin kishte qëndruar për 5 vjet. Lidhja e tyre, megjithatë, ka përfunduar në një tragjedi të tmerrshme, ku motive për krimin ende nuk janë zbardhur. Ngjarja ka ndodhur në brendësi të automjetit tip ‘Tiguan’ të cilin e kishte në pronësi Anila.

Nga hetimet paraprake, është konfirmuar se automjeti nuk ka dëmtime të jashtme nga armë zjarri, por në brendësi të tij është gjetur një pistoletë. Aktualisht, grupi hetimor është duke punuar për të zbardhur rrethanat e ngjarjes, ndërsa Kolë Manaj ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Anila Ndoka Prendushi punon si edukatore dhe ka shkaktuar shqetësim të madh në komunitetin lokal, pasi ngjarja është e papritur dhe ka ndodhur në kushte që ende nuk janë të qarta. Policia e Shkodrës vazhdon hetimet për të kuptuar më shumë rreth motivit që ka çuar në këtë krim të rëndë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...