32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Arrestohet Safet Bajri në Shkodër, shoqërohet nga RENEA drejt Tiranës

 

Shkodër – Ditën e sotme, me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), është arrestuar Safet Bajri në banesën e tij në Dobraç. Ai është shoqëruar drejt Tiranës nga Forcat Speciale të RENEA-s, ndërsa pritet të merret në pyetje në lidhje me vrasjen e Fatbardh Licit në vitin 2018.

Fatbardh Lici u ekzekutua në datën 10 gusht 2018 në lagjen Kiras, teksa ndodhej në një lokal duke konsumuar kafe. 53-vjeçari ishte kunati i Lulzim Kullës, një tjetër emër i njohur në Shkodër.

Vetë Bajri, i njohur ndryshe si “i forti i Dobraçit”, ka folur publikisht dy netë më parë në një emision televiziv, ku u pyet mbi kontrollet e RENEA-s në banesën e tij. Ai deklaroi se sa herë që forcat speciale kanë kryer kontrolle në shtëpinë e tij, ai ka vënë në dispozicion pamjet e kamerave të sigurisë.

Gjithashtu, Bajri foli për konfliktin me familjen Lici, duke mohuar çdo përfshirje. “Në lidhje me masakrën e Dobraçit, unë ua kam dhënë kamerat. Unë me atë familje nuk kam pasur kurrë asnjë problem. Njerëzit mund të kenë inat pse unë kam shok x apo y… Unë Asmer Bilalin e kam shok dhe nuk e mohoj. Kurrë në jetë nuk i kam ndërhyrë në probleme dhe as nuk e lejoj të më ndërhyjë në problemet e mia”, u shpreh ai.

Ndërkohë, autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur të gjitha rrethanat e kësaj ngjarjeje, ndërsa Bajri pritet të dalë përpara drejtësisë në ditët në vijim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...