32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Detaje të reja mbi kanosjen e gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi

Detaje të reja kanë dalë nga çështja e kanosjes së gjyqtarit të Fierit, Vladimir Cjapi, e cila ka çuar në shpalljen në kërkim të Arben Isufajt, i njohur ndryshe si “Ben Qimja”. Sipas burimeve nga policia, gjyqtari Cjapi dyshohet se ka në shqyrtim një çështje penale, ku i pandehur për akuzën e “Kundërshtimit të punonjësve të policisë” është njëri nga nipat e Isufajt.

Informacionet tregojnë se Vladimir Cjapi ka pasur njohje të mëparshme me familjen Isufaj, pasi para se të bëhej gjyqtar, ai ka ushtruar profesionin e avokatit në Fier, duke mbrojtur në procese të ndryshme penale dhe civile anëtarë të kësaj familjeje. Kjo histori e kaluar ka shërbyer si sfond për ndërhyrjet e mëvonshme të Arben Isufajt, i cili, duke shpresuar në një favor nga ish-avokati i familjes së tij, i ka kërkuar ndihmë për çështjen gjyqësore në fjalë.

Megjithatë, gjyqtari Cjapi ka refuzuar të ndërhyjë në vendimmarrjen e tij, çka duket se ka çuar në tensionim të situatës. Burime nga hetimi bëjnë me dije se përmes një personi të tretë, i njohur si nga Isufaj ashtu edhe nga gjyqtari, është përcjellë një mesazh kërcënues në drejtim të Cjapit, ku thuhej: “…Mbaje mend se çfarë do të bëjmë…”.

Policia dhe prokuroria po vazhdojnë hetimet mbi rastin, ndërsa Arben Isufaj mbetet në kërkim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...