32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

” Ngjarje si ajo e onkologjikut të mos përsëriten”, Rama dhe Koçiu inaugurojnë Spitalin e Pediatrisë së Përgjithshme në QSUNT

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, morën pjesë në inaugurimin e Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” (QSUNT). Gjatë fjalës së tij, Rama theksoi rëndësinë e përmirësimit të sistemit shëndetësor dhe adresimit të problematikave të mbetura, duke vënë theksin te nevoja për të nxjerrë mësime nga e kaluara për të shmangur raste të ngjashme me skandalin e Onkologjikut.

Në këtë kontekst, ai solli një shembull nga Zvicra, ku sipas tij, një situatë e ngjashme kishte ndodhur në departamentin e kardiokirurgjisë. Ai përmendi se skandali në këtë sektor çoi në pastrimin e personelit për shkak të përfshirjes së tij në afera korruptive me kompani që furnizonin aparatura mjekësore.

“Kemi ende probleme për të adresuar, por jemi të gjithë të vëmendshëm që mësimet e hidhura të së shkuarës të na vlejnë dhe ngjarje si ajo e onkologjikut të mos përsëriten. Por kjo është një betejë e përditshme, jo vetëm shqiptare. Në Davos mësova rastin e kardiokirurgjisë në Zvicër që pak kohë më parë ishte përfshirë në një skandal që pasoi një pastrim të personelit për shkak të ngjarjeve korruptive me kompanitë lidhur me aparaturat mjekësore. Shpesh ndodhemi në situata sikur biem nga qielli, por kjo është një përpjekje e gjithanshme dhe e përditshme”, deklaroi Rama.

Inaugurimi i Spitalit të Pediatrisë së Përgjithshme është pjesë e reformave në shëndetësi, ndërsa pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë e shërbimit për fëmijët që kanë nevojë për trajtim mjekësor të specializuar.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...