32.6 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Tragjedia në Santorini: Punëtori shqiptar humb jetën në një aksident në pune

 

Një 19-vjeçar me origjinë shqiptare ka humbur jetën tragjikisht në Santorini, Greqi, pasi u shtyp për vdekje nga shembja e çatisë gjatë kryerjes së punimeve ndërtimi në një pronë te shpella në Imerovigli.

Sipas informacionit nga Cyclades24.gr, janë arrestuar pronari i objektit dhe personi përgjegjës për punët ndërtimore.

Policia ka nisur hetimet paraprake për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e saktë të këtij aksidenti tragjik. Nga hetimet është konfirmuar se ngjarja nuk lidhet me lëkundje sizmike dhe që zona ku po zhvilloheshin punimet nuk ishte në zonën e ndaluar për shkak të tërmeteve.

I riu është identifikuar si Aurel Elezi. Ai humbi jetën tragjikisht dje në ishullin e Santorinit në Greqi.

Aureli ishte djali i vetëm i familjes Elezi, i cili kishte shkuar në Greqi për të punuar dhe dje po kryente punime në një pronë në Imerovigli, ndërsa ndërtimi kishte strukturën e një shpelle.

19-vjeçari ka qenë duke riparuar çatinë e kësaj pallati kur është shtypur papritur nga struktura e dëmtuar. Në lidhje me këtë ngjarje të rëndë, autoritetet greke kanë arrestuar pronarin e pallatit si dhe personin përgjegjës për ndërtimin e mëparshëm.

Mediat greke raportojnë se ky rast nuk ka lidhje me zhvillimet e fundit të aktivitetit sizmik të ndodhur në zonë, ndërsa ende nuk janë zbardhur plotësisht shkaqet e kësaj ngjarje fatale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...