35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

Gjergji Nika, Kandidat për Deputet: “Demokratët Euroatlantikë do të sjellin një kulturë tjetër politike”

 

Gjergji Nika, një nga zërat më aktivë të Këshillit Bashkiak të Vlorës, ka shpallur kandidaturën e tij për deputet nga radhët e Koalicionit Euroatlantik për zgjedhjet e 11 Majit. Si drejtues i Demokratëve Euroatlantikë në Vlorë, Nika ka theksuar angazhimin e tij për të sjellë një kulturë të re politike, më të moralshme, njerëzore, dinjitoze dhe të ndershme.

Në një postim në profilin e tij, Nika ka nënvizuar përkushtimin e tij ndaj qytetarëve të Vlorës dhe ka kritikuar keqqeverisjen dhe mungesën e transparencës. Ai ka shprehur se do të vazhdojë të jetë zëri i qytetarëve, duke denoncuar padrejtësitë dhe duke ofruar propozime për zgjidhje.

Ai ka ftuar qytetarët të bashkëbisedojnë me të për të dëgjuar idetë dhe vizionin e tij për të ardhmen europiane të Shqipërisë dhe për të luftuar për të vërtetat që ndodhin. Nika ka siguruar se do të jetë gjithmonë në shërbim të qytetarëve dhe do të përfaqësojë interesat e tyre në Kuvend.

Të dashur miq,
Bashkëqytetarë vlonjatë,
E dini që kam kam pranuar me përulësi e përgjegjësi të kandidoj për deputet nga radhët e Demokratëve Euroatlantikë në zgjedhjet e 11 Majit dhe që kërkoj besimin e tuaj për t’ju përfaqësuar në Kuvendin e Shqipërisë.

Jam i bindur se ne, Demokratët Euroatlantikë, do të sjellim në Shqipëri një kulturë tjetër politike: me më shumë moral, më njerëzore, më dinjitoze, më të ndershme dhe kemi një përgjegjësi të madhe: Të ndërtojmë të ardhmen tonë europiane, të ardhmen që Shqipëria meriton të ketë.

Si anëtar i Këshillit Bashkiak kam ngritur zërin për të gjitha padrejtësitë që ju janë bërë nga keqqeverisja, mungesa e transparencës dhe e llogaridhënies. Jam përpjekur të jem zëri i qytetarëve të Vlorës dhe, jo vetëm të denoncoj, por edhe të hedh ide, të jap propozime dhe zgjidhje, të cilat mazhoranca socialiste në këshill me arrogancën e fuqisë së kartonave i ka hedhur poshtë duke vepruar kundër interesave të qytetarëve.
Dhe kështu do të vazhdoj!

Gjatë ditëve e javëve në vijim deri në zgjedhje ju ftoj e ju kërkoj të bashkëbisedojmë; jo vetëm të dëgjoni prej meje vizionin dhe idetë e mia dhe të Demokratëve Euroatlantikë, por edhe të dëgjoj prej jush gjithçka që ju e quani të rëndësishme për të ndryshuar e përmirësuar, për të dëgjuar të vërtetat e për të luftuar për to!

Mund të më kontaktoni në telefon në
numrin +355 69 699 88 65
Ju garantoj se në çdo çast do të jem i gatshëm t’ju përgjigjem, të jem zëri juaj dhe problemet e shqetësimet tuaja t’i bëj të dëgjohen.

Sepse NE besojmë se shqiptarët e Shqipëria meritojnë më shumë!.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...