35.2 C
Tiranë
Friday, August 21, 2026

“Ata kanë qenë të lidhur jashtë shumë kohë”, gazetarja sqaron mardhënien mes Valbones dhe Jozit

Në një intervistë për “Big Brother Radio” me Atalanta Kërçyku, Ledjona Xheladinaj dha mendimin e saj për dinamiken e lojës në “Big Brother Albania” dhe analizoi situatën e banorëve të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo e vlerësoi nominimin e kësaj të shtune si një nga më të rëndësishmit, pasi për herë të parë në këtë edicion, ai u vendos nga opinionistët, duke sjellë një situatë të ngjashme me përballjen mes Livian dhe Loredanës.

Ledjona shprehu mendimin se Livia është më e rrezikuara për këtë nominim. Sipas saj, Livia ka qenë gjithmonë nën hijen e Rozanës, por ka potencial të madh për të bërë lojën e saj. Megjithatë, ajo e vuri re se Livia nuk ka qenë e vendosur të ngrejë zërin kur ka qenë e nevojshme dhe kjo e ka bërë Ledjonën të dyshojë se Livia mund të ketë ndryshuar anë, duke u kthyer kundër grupit të saj. Ajo e konsideroi këtë veprim një manovër për të shpëtuar nominimin, por e parashikoi se kjo nuk do t’i shpëtonte asaj.

Përsa i përket marrëdhënies mes Loredanës dhe Jozit, Ledjona komentoi se ka diçka më shumë se miqësi mes dy personave. Ajo vuri në dukje se Jozi dhe Valbona kanë pasur një histori jashtë shtëpisë, dhe dyshimi mbi marrëdhënien e tyre është i vërtetë. Sipas Ledjonës, Jozi ka pasur një lidhje të vjetër me Valbonën dhe ka mundësi që të rinisë këtë marrëdhënie brenda shtëpisë, por në fund doli Loredana, e cila e tërhoqi më shumë. Ledjona beson se Jozi do ta pranojë këtë marrëdhënie më vonë.

Si kanë ardhur, sepse dinamikat e lojës ndryshojnë edhe mendoj që sigurisht mendimi im, e rrezikuar është Livia sepse Livia ka qenë gjithmonë nën hijen e Rozanës. Livia është vajzë shumë e zgjuar, e artikuluar dhe ka potencial për të bërë lojën e vet. Unë e kuptoj shumë mirë që aty patjetër do të rrish me dikë sepse është energjia e mirë dhe e ke shumë të nevojshme të rrish me dikë, të pish atë kafen. Patjetër që po, se nuk është gjithmonë loja sepse një person që të jep ty energji të mirë e ke shumë të nevojshme për të qëndruar aty. Është e vështirë që të rrish vetëm absolutisht, por e teproi dhe nuk e ngrinte zërin kur duhej. Kjo më bën të dyshoj që Livia është kthyer kundër grupit të saj dhe e kam shumë të sigurt këtë me bindjen time që e bëjnë thjesht për lojë, për t’i shpëtuar nominimit, por nuk i shpëtohet kështu nominimit.
Më tej, teksa komentoi raportin midis Loredanës dhe Jozit, Ledjona tha se Jozi ka pasur diçka jashtë me Valbonën disa vite më parë dhe se dyshimi i ngritur mbi marrëdhënien e tyre është i vërtetë
Patjetër që ka diçka më shumë se shok. Që në momentin kur e ka justifikuar Valbona që është shoku i vëllezërve të mi. Pastaj nuk po dinte çfarë po thoshte pas disa ditësh pasi kur gënjen nuk mban mend se çfarë ke thënë. Ata njihen jashtë. Ata kanë qenë të lidhur jashtë shumë kohë më përpara dhe nuk kanë dashur ta thonë aty brenda. Unë mendoj që Jozi kur është futur aty brenda dhe ka parë Valbonën mund ta vazhdonin edhe aty historinë e shumë viteve më parë për të bërë show, por doli Loredana që i pëlqeu më shumë. Më beso që ka për ta pranuar Jozi në vazhdim.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Ngjarje e rëndë në Vlorë, 50-vjeçari humb jetën pas rënies nga ballkoni i pallatit

0
Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e kësaj të premteje në qytetin e Vlorës, ku një 50-vjeçar ka humbur jetën pasi ka rënë...

Nga ortakëria me Selmanllarin te “Principotes” në Ksamil, si lidhet në dokumente emri i...

0
Në jug të vendit, aty ku toka është kthyer në një nga asetet më të shtrenjta të Shqipërisë, historia e pronave po ecën paralelisht...

Zjarri në Dukat vijon të jetë aktiv, në terren angazhohen dy avionë dhe 40...

0
Zjarri që ka nisur mbrëmjen e djeshme në zonën e Dukatit, në Vlorë, vijon të jetë aktiv, ndërsa strukturat e emergjencave janë angazhuar për...

Refuzoi martesën me komandantin 70-vjeçar, 17-vjeçarja afgane dyshohet se kaloi 21 muaj në burgun...

0
Rasti i një adoleshenteje afgane, e cila raportohet se ka kaluar 21 muaj në një burg të kontrolluar nga talebanët pasi kundërshtoi martesën me...

Dy të shtëna pranë banesës/ Pjerin Bitani plagos me armë Vladimir Bruçin në Shkodër

0
Personi që shihni në foto është Pjerin Bitani, i dyshuari si autor i plagosjes me armë zjarri të Vladimir Bruçit në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur...