5.5 C
Tiranë
Saturday, March 14, 2026
spot_img

Dy Arrestime në Lezhë , babai dhunoi fëmijen e mitur duke e goditur me send të fortë 

 

Policia e Lezhës ka arrestuar këtë të shtunë dy persona, njëri për mbajtje të lëndëve narkotike dhe tjetri për dhunë ndaj vajzës së tij të mitur.

Syrgen Shala, 24 vjeç, banues në Mamurras, u arrestua nga specialistët e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe Forcat e Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit të automjetit të tij tip Toyota, policia gjeti dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike të dyshuar si Cannabis Sativa, një aparat celular dhe një grirëse metalike. Po ashtu, automjeti i përdorur nga Shala u sekuestrua.

Në një rast tjetër, Mikel Ahmeti, 37 vjeç, u arrestua nga specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Mirditë, pas një denoncimi se kishte ushtruar dhunë ndaj vajzës së tij të mitur, duke e goditur me një send të fortë në kokë. Fatmirësisht, vajza e tij nuk është në rrezik për jetën.

Materialet procedurale për të dyja çështjet iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Trupi i pajetë i një të riu shqiptar gjendet në resort luksoz në liqenin...

0
Një ngjarje e rëndë tronditi një resort pesë yje në Gargnano, liqeni Garda, ku u gjet i pajetë një 32-vjeçar shqiptar. Identiteti i tij...

“Nga fama i hipi pak vetja në qejf” – Labinot Nimani zbulon detaje nga...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, ka qenë i ftuar sot në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku përmes një lidhjeje Skype ka...

“Gjesti Ka shkuar me revole në duar” – Labinot Nimani rrëfen kaosin në zyrat...

0
Gazetari nga Kosova, Labinot Nimani, i ftuar në emisionin “Live From Tirana”, zbuloi detaje mbi arrestimin e Gjestit dhe incidentin e ndodhur në zyrat...

Bylykbashi: Refuzimi i imunitetit të Ballukut, kulmi i korrupsionit sistemik të Ramës

0
Deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi, e konsideron refuzimin nga shumica socialiste në parlament për të hequr imunitetin e ministres Belinda Balluku si “maja...

Berisha akuzon qeverinë: “Vjedhje 100% e fondeve publike, 49% e shqiptarëve në varfëri”

0
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka ngritur zërin gjatë takimit të organizuar nga Departamenti i Infrastrukturës, duke akuzuar qeverinë për korrupsion masiv dhe...