23.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Fituesi i Sanremo tërhiqet nga Eurovision 2025, Lucio Corsi do të përfaqësojë Italinë

Fituesi i Festivalit të Sanremos 2025, këngëtari Olly, ka vendosur të mos përfaqësojë Italinë në Eurovision, që do të mbahet këtë vit në Bazel, Zvicër. Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka shpjeguar arsyet e tërheqjes së tij.

“Kam vendosur të heq dorë nga mundësia për të marrë pjesë në Eurovision, me vetëdijen se është një nga ato gjëra që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë. Për mua, ky vendim është mënyra ime për të dëgjuar veten dhe ndoshta edhe mënyra ime e shtrembër për të thënë faleminderit. Disa do të thonë se po heq dorë nga një ëndërr, mirëpo mendoj se thjesht kam zgjedhur ta jetoj atë në kohën time,” shkroi Olly në deklaratën e tij.

Pas tërheqjes së tij, RAI ka vendosur që Italia të përfaqësohet nga Lucio Corsi, i cili u rendit në vendin e dytë në Sanremo me këngën “Volevo essere un duro”. Corsi ka pranuar me entuziazëm këtë mundësi, duke e quajtur një ëndërr të bërë realitet.

Eurovision 2025 do të mbahet në Bazel, Zvicër, me finalen e madhe të planifikuar për 10 maj.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...