32.1 C
Tiranë
Friday, July 10, 2026

SPAK godet korrupsionin në Universitetin Bujqësor të Kamzës: 20 masa sigurie, 5 të arrestuar

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka lëshuar 20 masa sigurie ndaj stafit të Universitetit Bujqësor në Kamëz, në kuadër të një hetimi mbi abuzimet me tenderat.

Operacioni është zhvilluar gjatë natës së kaluar, duke çuar në pranga 5 persona, ndërsa 10 të tjerë janë vendosur në arrest shtëpie dhe 9 të tjerë janë nën masën e detyrimit për t’u paraqitur në prokurori.

Të dyshuarit akuzohen për përfshirje në tendera të ndryshëm, ku dyshohet se ka pasur shkelje të rënda dhe abuzime me fondet publike. Hetimet vijojnë për të zbardhur më tej këtë skemë korrupsioni.

SPAK pritet të japë më shumë detaje në vijim lidhur me rolin dhe përgjegjësitë e secilit prej të përfshirëve në këtë çështje.

Policia ka nisur ekzekutimin e masave, ndërkohë ka dyshime se këta persona kanë konsumuar veprën prnale të korrupsionit.

Sipas të dhënave të para, mësohet se zyrtarët e Universitetit Bujqësor kanë abuzuar me tenderat.

Nuk ka një deklaratë zyrtare për operacionin e SPAK, ndërsa bëhet me dije se bëhet fjalë për abuzim me tendera.

Ndaj personave që janë lëshuar masat e sigurisë rëndon akuza e shpërdorim të detyrës dhe korrupsionit.
ARREST ME BURG:

1. Edmond Tërthorja

2. Amarildo Lleshi

3. Mehmet Qoshja

4. Altin Murto

5. Piro Zoga

ARREST SHTËPIE

1) Agim Sefa

2) Arjan Buliqi

3) Serafin Skënderi

4) Ilir Kusi

5) Dritan Laçi

6) Azem Parllaku

7) Artur Koleci

8) Radion Dhromi

9) Blenard Spaho

10) Tedi Proda

Janë firmosur edhe 9 masa Detyrim paraqitje

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

FOTO/ Shkodër, ky është 62-vjeçari i arrestuar për vrasjen e bashkëshortes së tij me...

0
Personi që shihni në foto është Shtjefën Ziçi, 62-vjeçari i arrestuar nga Policia si autor i dyshuar i vrasjes së bashkëshortes së tij në...

FOTO/ Atentati në Kurbin, zbulohet autori i dyshuar që ekzekutoi me shtatë plumba Ilir...

0
Detaje të reja kanë dalë nga atentati i ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë 40-vjeçari Ilir Lika. Burime paraprake bëjnë me dije se...

Francë në alarm për të nxehtin ekstrem, 9 departamente kalojnë në nivelin e kuq...

0
Franca po përballet me një valë të fortë të nxehti ekstrem, ndërsa nëntë departamente do të vendosen në nivelin e alarmit të kuq nga...

Besonte se kishte gjetur ar, por pas 3 vitesh zbuloi një thesar nga hapësira:...

0
Një histori e jashtëzakonshme nga Australia ka treguar se thesaret më të rralla nuk gjenden gjithmonë në formën e arit. Një burrë që për...

Atentat në Kurbin/ Zbardhen detaje nga vrasja e 40-vjeçarit Ilirjan Lika, autori dyshohet se...

0
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Kurbin, ku mbeti i vrarë me armë zjarri 40-vjeçari Ilirjan...