23.5 C
Tiranë
Monday, May 25, 2026
spot_img

Operacioni “Smoking Kills” – Arrestohet një 48-vjeçar për kontrabandë cigare në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Policia e Korçës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Smoking Kills”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë.

Në pranga ka rënë një 48-vjeçar nga Tirana, i identifikuar si D. H., i cili u kap në flagrancë duke transportuar 495 steka me cigare pa pullë fiskale, të cilat dyshohet se i kishte kontrabanduar nga Greqia.

Detajet e operacionit

Policia ndaloi automjetin e tij në aksin Pogradec – Qafë Thanë dhe gjatë kontrollit u gjetën qindra steka cigare të futura në Shqipëri pa kryer procedurat e zhdoganimit.
🔹 I arrestuari rezulton me precedent penal në fushën e narkotikëve dhe kontrabandës.
🔹 Sekuestrohen mallrat e kontrabanduara, automjeti dhe dy celularë.

Ndaj 48-vjeçarit rëndojnë akuzat për kontrabandë dhe tregtim të mallrave të paligjshme, ndërsa materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Aksidenti tragjik në Elbasan/ 7-vjeçari humb jetën pranë shkollës, Petri Bozo shoqërohet në polici

0
Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një fëmije 7-vjeçar është regjistruar mëngjesin e sotëm në zonën e Menglit, Elbasan. Sipas burimeve policore, ngjarja...

Vlora International Airport reagon për kontratën me MABCO/ “Vlera reale 62 mln €, jo...

0
Shoqëria koncesionare Vlora International Airport – VIA sh.p.k. ka reaguar pas deklarimeve të bëra publikisht nga MABCO Constructions S.A. – Degë e Shoqërisë së...

U dhunua brutalisht në paraburgimin e Vlorës biznesmeni Eduart Alikaj/ U futën në qeli...

0
Pronari i kompanisë “Edal-Vlora Construction”, Eduart Alikaj, i cili ndodhet në paraburgimin e Vlorës nën akuzën për vjedhje makinerish në Itali, është dhunuar brutalisht...

“Kriminel i rrezikshëm me eksperiencë”/ Shqiptari dënohet me gati 8 vite burg në Britani,...

0
Një shtetas shqiptar është dënuar me 7 vite e 10 muaj burg në Nottingham të Britanisë së Madhe, pasi policia zbuloi armë zjarri dhe...

“Titi” përplaset me armë me policinë greke në Mikrolimano/ Shqiptarit i gjenden granata dhe...

0
Shqiptari Astrit Hasani, i njohur me nofkën “Titi”, ka mbetur i plagosur pas një shkëmbimi zjarri me policinë greke në zonën e Mikrolimanos, ndërsa...