33 C
Tiranë
Tuesday, September 1, 2026

Jozi në Siklet në ‘E Diell’, Ledjona zbulon video që tregon diçka më shumë se miqësi me Valbonën

 

Në emisionin e fundit të ‘E Diell’, Jozi është përballur me pyetje të papritura nga Ledjona, e cila ka përmendur një video që e ka provokuar atë të deklarohej më saktë rreth marrëdhënies me Valbonën.

Në bisedë, Ledjona ka shprehur dyshimin se mes Jozit dhe Valbonës ka pasur më shumë se një marrëdhënie miqësore, duke këmbëngulur që diçka më shumë ka ndodhur mes tyre.

Jozi, i cili ka insistuar vazhdimisht se ata janë thjesht shokë, është vënë në siklet, duke iu përgjigjur disa herë, duke thënë se marrëdhënia me Valbonën ka qenë dhe do të mbetet miqësi. Ndërkohë, Ledjona ka kërcënuar me publikimin e një videoje, që sipas saj, tregon diçka më shumë për lidhjen e tyre.

Ledjona: Na thuaj tamam se çfarë marrëdhënie ke patur me Valbonën? Se nuk e ‘ha’ askush që jo je shoku i vëllait, jo….

Nevina: Ti Ledjona di diçka?

Xheneta: Patjetë

Nevina: Ore Jozi na e thuaj tani, se tanët jemi

Jozi: Për të disatën herë e them që Valbonën e kam shoqe

Nevina: vetëm shoqe?

Jozi: Marrëdhëniet tona janë Ledjona: Tregohu i sinqertë tani, se ndryshe do tregoj videon se çfarë the pak më parë

Jozi: Unë të provokova me diçka. Thashë një tip sekreti, po ti nuk i mbake sekretet

Ledjona: Jo, nuk është sekret se e ka dëgjuar edhe Xheneta edhe Dea

Jozi: Po Xheneta shpif

Nevina: Ose thuaj të vërtetën tani, ose…

Vajzat: O sot, o kurrë

Jozi: Valbonën e kemi shoqe dhe do ta kemi shoqe gjithmonë

Nevina: Ish-shoqe?

Jozi: Shoqe, dhe do ta kemi gjithmonë

Nevina: Se nuk na lënë gocat. Të kanë vënë në mes Jozi.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Sondazhi trondit skenën politike në Serbi, studentët parakalojnë Vuçiçin: 48.5% kundrejt 38.6%

0
Një skenar i ri elektoral në Serbi ka nxjerrë në avantazh lëvizjen studentore, e cila, nëse zgjedhjet parlamentare do të zhvilloheshin sipas modelit të...

Vasili për udhëtimin e Berishës drejt SHBA-së: “E gjithë strategjia ‘non grata’ u shemb...

0
Ish-deputeti i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit Edi Rama dhe mazhorancës pas njoftimit për udhëtimin e Sali Berishës drejt...

“Fute te spitali i Elbasanit se na iku”, 37-vjeçarja shtatzënë humb jetën në ambulancë...

0
Marjana Karolina Bunaj, 37-vjeçarja shtatzënë që humbi jetën teksa transportohej nga spitali i Pogradecit drejt Tiranës, priste fëmijën e saj të parë. Gruaja me origjinë...

32-vjeçari gjendet pa ndjenja në paraburgimin e Vlorës, ndërron jetë në spital – pritet...

0
Një 32-vjeçar ka humbur jetën mëngjesin e sotëm në ambientet e dhomave të paraburgimit të Komisariatit të Policisë Vlorë. Viktima është identifikuar si Enea Shparthi,...

Aksidenti tragjik në Lurë–Rrëshen, zbardhen detajet: 20-vjeçari humbi jetën, dy të plagosurit jashtë rrezikut

0
Detaje të reja janë zbardhur nga aksidenti tragjik i ndodhur një ditë më parë në aksin rrugor Lurë–Rrëshen, ku humbi jetën 20-vjeçari Claudio Ndoj...