15.5 C
Tiranë
Wednesday, January 28, 2026
spot_img

Esmeralda Demiraj dorëhiqet nga të gjitha funksionet në Partinë e Lirisë

Kryetarja e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë, Esmeralda Demiraj, ka njoftuar dorëheqjen nga çdo funksion në këtë parti. Ajo ka hequr dorë nga pesë pozitat që ka mbajtur deri më tani, përfshirë: Kryetaren e Lëvizjes së Gruas për Integrim në Partinë e Lirisë për Shqipërinë, anëtare e Kryesisë së Partisë së Lirisë dhe e Kryesisë Ekzekutive, anëtare e Komitetit Drejtues Kombëtar, nënkryetare e Komisionit të Organizimit të Tiranës, dhe e deleguar politike në Njësinë Administrative Nr. 4 të Tiranës për zgjedhjet e 11 majit 2025.

Në një reagim publik, Demiraj shpjegoi se angazhimi i saj në politikë ka pasur për qëllim të jetë zëri i atyre që besuan tek ajo dhe të përfaqësojë shqetësimet, shpresat dhe nevojat e qytetarëve me përkushtim dhe ndershmëri. Ajo besoi fort se politika është një mjet për të sjellë ndryshim dhe për të mbrojtur interesat reale të qytetarëve. Megjithatë, Demiraj shprehu se kur kushtet nuk lejojnë të bësh atë që ke premtuar, kur ndjen se nuk mund t’u shërbesh më qytetarëve siç duhet, atëherë largimi bëhet zgjedhja më e drejtë dhe më e ndershme.

Demiraj ka theksuar gjithashtu se puna dhe kontributi në parti duhet të njohur dhe vlerësuar në mënyrën e duhur. Pas reflektimit dhe analizës, ajo ka marrë vendimin për të ndaluar angazhimin në këtë parti dhe për të kërkuar mundësi të tjera, që mund t’i ofrojnë një mjedis ku vlerësimi dhe respekti janë të ndërsjella dhe ku meritokracia është parimi udhëheqës.

Ky vendim i Demiraj pason largimin e ish-nënkryetarit të Forumit Rinor të Partisë së Lirisë, Klevi Pojana, i cili u bashkua me Partinë Socialiste në shkurt dhe u emërua administrator në Njësinë nr. 8 në Tiranë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Horoskopi ditor, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
♈ Dashi Ditë reflektimi dhe kujdesi. Mos nxitoni vendime, sidomos në marrëdhënie. ♉ Demi Stabilitet dhe qartësi. Fokus te çështjet financiare dhe praktike. ♊ Binjakët Komunikimi sjell zgjidhje. Një...

Parashikimi I motit, e Mërkurë, 28 Janar 2026

0
Moti pritet të jetë dimëror dhe kryesisht i paqëndrueshëm, me vranësira të shumta në të gjithë territorin dhe kthjellime të përkohshme gjatë mesditës. Reshje shiu...

“Ndëshko me karton të kuq për stilin tënd” – Gjyqtarja italiane Giuliana Vigile bëhet...

0
Gjyqtarja italiane e Serie D, Giuliana Vigile, ka tërhequr vëmendjen e tifozëve jo vetëm për punën e saj në fushë, por edhe për pamjen...

“Janë të sigurt” – Dy lojtarët e Tottenham përfshihen në aksident automobilistik para Champions...

0
Tottenham Hotspur ka konfirmuar se dy futbollistët e skuadrës, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë...

“Mua më duket sikur e bezdis” – Mateo dhe Brikena, tension i dukshëm në...

0
Raporti mes Mateo dhe Brikenës vazhdon të mbetet i paqartë brenda shtëpisë së Big Brother VIP, me të dy banorët që shprehin mendime krejt...