10.5 C
Tiranë
Friday, December 5, 2025
spot_img

Operacion i suksesshëm i Policisë së Shtetit: Arrestohen dy të kërkuar për vrasje në Itali

Policia e Shtetit ka finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Difficult conditions”, duke kapur dhe arrestuar dy shtetas shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane që prej vitit 1999.

Të arrestuarit janë:
• Andon (alias Afrim) Sina, 51 vjeç
• Niko (alias Faslli) Sina, 48 vjeç

Ata u lokalizuan dhe u kapën në fshatin Rreth-Kale, Dibër, pas një operacioni të zhvilluar në kushte të vështira të terrenit dhe motit.

Të dënuar për vrasje në Itali

Gjykata e Apelit të Napolit i ka dënuar me 14 vjet e 11 muaj burg secilin, për veprat penale “Vrasja me dashje e kryer në bashkëpunim” dhe “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Ngjarja ka ndodhur më 22 shtator 1999, në komunën Griciniano d’Aversa, Itali, ku ata vranë me mjete të forta dhe prerëse shtetasin shqiptar B.C. dhe plagosën rëndë një tjetër shqiptar, F.S., për konflikte mbi ndarjen e të ardhurave nga aktivitetet e tyre të paligjshme.

Operacion në bashkëpunim me autoritetet italiane

Operacioni u zhvillua nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Zyrën e Ekspertit të Sigurisë në Shqipëri dhe Shërbimin për Bashkëpunim Ndërkombëtar të Policisë Italiane.

Falë koordinimit të ngushtë me Qendrën Operative dhe Skuadrën Fluturuese të Casertës, si dhe me Prokurorinë e Përgjithshme pranë Gjykatës së Apelit të Napolit, u arrit kapja e dy të kërkuarve, të cilët do të ekstradohen drejt Italisë.

Policia e Shtetit vijon me përkushtim operacionet për kapjen e personave në kërkim ndërkombëtar, duke dëshmuar angazhimin e saj në luftën kundër krimit dhe bashkëpunimin e ngushtë me partnerët ndërkombëtarë.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

U plagos nga bashkëmoshatari , ndërron jetë 15-vjeçari Erion Boba, pas 10 ditësh lufte...

0
Ka ndërruar jetë në spital 15-vjeçari nga Durrësi, Erion Boba, i cili u plagos rëndë me thikë nga një bashkëmoshatar pak ditë më parë....

Arsenal armësh dhe drogë në makinë: Policia e Tiranës arreston dy persona, njëri me...

0
Policia e Tiranës ka finalizuar një operacion të suksesshëm ndaj armëmbajtjes pa leje dhe shpërndarjes së lëndëve narkotike, duke vënë në pranga dy shtetas....

Arrestohet 50-vjeçari shqiptar që vrau bashkëshorten në Itali – u gjet i plagosur rëndë,...

0
Nazif Muslija, 50-vjeçari shqiptar nga Maqedonia e Veriut, i akuzuar për vrasjen e bashkëshortes së tij, Sadjide Muslija, është vënë në pranga nga autoritetet...

Horoskopi ditor, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Dashi Dita sjell energji të mira për punët praktike. Do ndihesh më i/e fokusuar dhe i/e vendosur. Në marrëdhënie, komunikimi bëhet më i drejtpërdrejtë dhe...

Parashikimi i motit, e Premte, 5 Dhjetor 2025

0
Shqipëria do të përballet me kushte tipike dimri — mot i ftohtë, me vranësira dhe reshje të mundshme, sidomos në zonat e ultësirës dhe...