30.2 C
Tiranë
Wednesday, August 19, 2026

SPAK arreston Eria Agon për vrasjen e Fatbardh Licit – Zbardhen detajet e dosjes hetimore

Përmes një kombinimi përgjimesh të realizuara nga Ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda në vitet 2018-2019, si dhe mesazheve të përftuara nga aplikacioni i koduar “Sky”, SPAK ka ngritur dyshime të forta mbi katër persona si autorë të vrasjes së Fatbardh Licit.

Të dyshuarit kryesorë janë:
• Behar Bajri
• Safet Bajri
• Astmer Bilali
• Eria Ago (vajzë e njohur e botës së showbiz-it)

Dëshmia e vëllait të viktimës dhe mesazhi misterioz

Në dosjen hetimore përfshihet dëshmia e Mustafa Licit, vëllait të viktimës, i cili ka rrëfyer se një ditë pas vrasjes ka marrë një telefonatë nga shtetasi G.J. Ky i fundit i ka kërkuar një takim dhe i ka treguar se e kishin vizituar dy persona të panjohur me një fuoristradë të zezë, duke i lënë një porosi:

“Gjakun e kanë të larë…”

Mustafa Lici ka kërkuar që kjo dëshmi të përsëritej në prani të një personi tjetër, Sokolit, dhe më pas të tre kanë diskutuar këtë mesazh në një kafene.

Pistoleta e përdorur – lidhje me një vrasje të mëparshme

Sipas dosjes hetimore, arma pistoletë e përdorur në vrasjen e Fatbardh Licit rezulton të jetë përdorur edhe në një tjetër ngjarje kriminale në Shkodër, në vitin 2014. Për këtë rast është arrestuar më parë A. Raja, i cili më pas është liruar.

Hetimet kanë zbuluar se A. Raja ka pasur lidhje të ngushta me Gjin Ndojn dhe më 9 gusht 2018 ka marrë pjesë në një festë në Tiranë së bashku me Safet Bajrin, Astmer Bilalin dhe Eria Agon.

Përgënjeshtrimi i alibisë së Eria Agos

Eria Ago, e cila dyshohet se është e dashura e Safet Rustemit, ka deklaruar në vitin 2018 se gjatë kohës së vrasjes së Fatbardh Licit, ndodhej në Tiranë dhe nuk kishte përdorur makinën e Astmer Bilalit.

Mirëpo, hetimet e SPAK, përmes analizës së përgjimeve dhe tabulateve telefonike, kanë zbuluar se deklarata e saj ishte e rreme. Nisur nga këto prova, SPAK ka urdhëruar arrestimin e saj.

Hetimet për çështjen vijojnë, ndërsa autoritetet pritet të hedhin më shumë dritë mbi motivet dhe përfshirjen e të dyshuarve në këtë ngjarje të rëndë kriminale.

Artikuj të Tjera

Komento

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

POSTIMET E FUNDIT

Bie nga lartësia në Orikum, 67-vjeçari pëson trauma në kokë

0
Një 67-vjeçar është rrëzuar nga lartësia në Orikum, ndërsa rrethanat e plota të ngjarjes ende nuk janë të qarta. Sipas informacioneve paraprake, bëhet fjalë për...

“Banda e hajdutëve shëtitës”, shqiptari rrezikon 42 muaj burg në Belgjikë për vjedhjet në...

0
Një shqiptar 30-vjeçar, me banim në Bruksel, rrezikon një dënim prej 42 muajsh burg në Belgjikë, pasi akuzohet se ka marrë pjesë në një...

“Patosi të mos shkrihet”, banorët dalin në protestë kundër riorganizimit territorial

0
Banorë të Bashkisë Patos kanë zhvilluar sot një protestë kundër vendimit të qeverisë për riorganizimin territorial dhe propozimit për shkrirjen e Bashkisë Patos dhe...

“Liri për Jülide Yazici”, ish-profesorja turke arrestohet në Shqipëri dhe rrezikon ekstradimin drejt Turqisë

0
Ish-profesorja e filozofisë në gjimnazin “Blaise-Pascal” të Segré, Jülide Yazici, është arrestuar në Shqipëri, ku rrezikon të ekstradohet drejt Turqisë, pasi ndaj saj është...

Arratiset nga Katalonja për t’i shpëtuar burgut, arrestohet në Gjirokastër 43-vjeçari i kërkuar nga...

0
Një 43-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet spanjolle është arrestuar në Gjirokastër, pasi dyshohet se ishte arratisur nga Katalonja për t’iu shmangur...